Përkujtim për Gani Sylaj

Shkruan:
Xhafer Shatri

E dashur Familje Sylaj,

Dëgjova dhe u pikëllova shumë nga lajmi i hidhur për vdekjen e Ganiut, familjarit tuaj e mikut tim të vjetër ne haperimin e përbashkët nëpër shtigjet e sfidat e panumërta drejt Lirisë.

Kjo është një vdekje e rëndë jo vetëm për Ju, por edhe për pjesetarët veteranë të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës qe humben shokun e idealëve e përpjekjëve te përbashkëta për ta bërë Kosovën vend të lirë e sovran.

Gani Sylaj dhe Familja e tij bënë sakrificat më sublime për të realizuar pjesen thelbësore te Programit të Lëvizjes tonë Kombëtare.

Le të na ngushëllojë të gjithëve, Ju, Familjen dhe miqtë e tij të shumtë qe ai pati fatin t’i shohë me sy duke e ndritur e duke ngrohur Kosovën tonë rrezët e Diellit të Lirisë.

I qoftë i lehtë dheu i Nanës Kosovë dhe emri i Ganiut tuaj e tonit mos u harroftë kurrë!

Pranoni të gjithë ngushëllimet tona të sinqerta.

Xhafer SHATRI me familje

 

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code