
Shkruan:
Xhafer Shatri
Se çka do të ndodhë pas 10 vitesh kur në fabrika, në ndërtimtari etj., punëtorët-njerëz do të zëvendësohen nga punëtorët-robotë?
Gjithashtu edhe ushtarët do t’u thonë armëve ‘lamtumirë’!, sepse atëherë do të luftojnë robotët me robotë…
A e dini se pas 10-15 vitesh:
postieri, polici në rrugë, taksisti, nëpunësi në administratë, mjeshtrit e ujësjellësit, të rrymës, të ngrohjes etj., do të jenë robotë;
familja e shtresës së mesme do ta ketë në shtëpi shërbëtorin dhe kuzhinierin robot;
disa lëndë mësimore nëpër shkolla etj., do t’i ligjërojnë robotët;
letërsinë do ta masakrojë inteligjenca artificiale…
Heminguei, O’Henri, Balzaku, Rabelé-a, Kadarea etj., do të hyjnë nëpër kthinat e inteligjencës artificiale për të vazhduar me ’’prodhu’’ rrëfime mahnitëse;
shumica e artistëve nëpër filma, sidomos sekuencat historike, bashkë me peisazhin, do të jenë me robotë dhe pjellë e IA-së;
artistet më të njohura Ava Gardner, Meril Strip etj. do t’i kenë kopjet e veta që do të vazhdojnë nëpër shekuj me i mbush ekranet me skena e ngjarje te reja;
Idem Dua Lipa, Enriko Matzias, pse jo edhe Dervish Shaqa e Feriz Krasniqi do të vazhdojnë me këndu nëpër shekuj këngë dhe mekame të reja;
pjesa dërrmuese e ushqimit, do të ketë prejardhje nga bimët që rriten në thellësitë e errëta të detit, ku do t’i kultivojnë dhe vjelin robotët…
…
Kjo do të ketë pasoja të paimagjinueshme për njerëzit në planin ekonomik, moral, dituror, social, afektiv etj…
Qindra miliona njerëz nuk do të arrijnë t’u përshtaten kushteve të reja, sepse nuk do të dijnë se çka të bëjnë me vetvetën? Sepse Nëna e tyre, Koha, do t’i nxjerrë nga barku i vet dhe drejt e në rrugën e madhe…, ku nuk do të ketë as ndjenja, as mëshirë, as shije estetike, as kod moral…
Vetëm elitat e përzgjedhura, të majës së aristokracisë, do ta ruajnë privilegjin e të qenit njerëz dhe, krahas masave mbrojtëse nga robotët, sepse vetë do të jenë prodhues të tyre, do të vendosin për fatin e njërëzimit të rrezikuar gjithandej nga tirania e robotëve…
Mendoni herë pas herë për rrëmetin që po vjen, sepse 10-15-20 vjet shkojnë saora.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment