
Shkruan:
Xhafer Shatri
E lexova intervisten e perbashket te Lajçak dhe Escobar per Atlantic Council.
Keta zoterinj paralajmeruan se kriza ne veri te Kosoves mund te kthehet ne nje konflikt rajonal. Kjo do te thote se kriza mund te shkaktoje lufte jo vetem ne mes Serbise dhe Kosoves.
Per te mos ndodhur kjo (lufte) Kosova duhet te leshoje pê dhe, veç te tjerash, edhe kryetari i posazgjedhur i Leposaviqit duhet te largohet nga zyra…
Diplomatet e siperpermendur rperseriten se ky eshte ilaçi e vetem per deeskalim!
Sipas Escobar, Amerika paskesh mbeshtetur Kosoven edhe gjate krizes aktuale: ka pranuar legjitimitetin e zgjedhjeve, ka pranuar edhe legjitimetin e kryetareve etj., etj., por nuk pajtohet me qendrimin e njerit prej kryetareve ne vendin e caktuar prej dekadash per te qeverisur me komunen!
Ne te njejten vrime te fyellit e luan gishtin edhe Lajçak.
Thene me se buti e çuditshme.
E çuditshme, sepse qytetaret qe po protestojne, duke degjuar urdherat e Vuçiqit i braktisen institucione dhe nuk pranuan te marrin pjese ne zgjedhje. Do te thote se «vullnetarisht» hoqen dore nga pjesemarrja ne qeverisje.
Ishte e drejte e tyre.
Mirepo kur te qeverisesh, sado i zbehte qofte perfaqesimi, atehere kete duhet bere prej aty ku eshte vendi, pra: ku jane zyrat, ku jane vulat, ku eshte dokumentacioni, ku eshte administrata, ku eshte arkivi, ku jane vendimet paraprake…
Sipas ketyre diplomateve, ky qenkesh problemi kryesor per krizen e radhes ne veri te Kosoves, nderkaq nuk qenkesh shkaktar krize
– as nese pjesetaret e te njejtes ushtri kalojne kufirin dhe rrembejne police te vendit fqinj qe ishin ne token dhe ne vendin e punes se tyre…
Te gjitha keto pra bashke qenkeshin shume me pak te rrezikshme per nje «konflikt rajonal» se sa qendrimi i nje kryetari legjitim e i cili perpiqet ta ushtroje funksionin e tij ne zyren prej ku paraardhesit e tij kane punuar me dekada…
Cilido lider qe do t’i nenshtrohej kesaj «logjike», ai do te abuzonte me besimin e qytetareve, do t’i shkelte Kushtetuten dhe ligjet qe burojne prej saj… dhe me ne fund, thene me se buti, do ta merrte pergjithmone, nofken meritore: KUKULL.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment