DOSJET E PISTA TE UDB-se

Shkruan:
Xhafer Shatri

1.

Prej perfundimit te Luftes, ne Kosove flitet vazhdimisht per lustrimin, pra per publikimin e dosjeve te sherbimeve sekrete te Jugosllavise, alias Serbise, te pakten 5 sosh, prej te cilave Kosova nuk e ka asnje (dosje) te vetme. Mund te kete aty ketu ndonje dokument qe e ka shmange ndonje person qe ka punuar ne keto sherbime, por kjo perfundon ketu. Te kerkosh hapjen e dosjeve qe nuk i ke, eshte e njejta gje sikur te llogaritesh ne fondet e Union des Banques Suisses, pa e pasur aty as nje qindarke ne xhirollogari. Per njerezit qe marrin vesh ne keto gjera eshte e qarte se dosjet e sherbimeve sekrete per shqiptaret kryesisht ndodhen ne Beograd.

Dhe, kur i analizon seriozisht paraLuften, Luften dhe pasLuften ne Kosove e sheh se ka shume gjera, veprime e mosveprime qe lidhen drejtperdrejt me dosjet e sherbimeve sekrete, sepse nuk ka shpjegim tjeter per sabotime jo te paketa, per perçarje zinxhir dhe konfrontime brendashqiptare me rreziqe serioze dhe, jo rastesisht, ne udhekryqe e momente vendimtare.

Ne keso rastesh shantazhi me dosjet, por edhe parate, kane luajtur nje rol rendesor ne demtimin e interesave tona strategjike.

Para Luftes nga vetje ne krye te institucioneve eshte sabotuar sistematikisht themelimi i sherbimit sekret. Dhe kjo ka pasur pasoja katastrofike ne perballjet tona me Serbine. Menjehere pas Luftes eshte themeluar nje lloj sherbimi, qe ka vepruar brenda strukturave te TMK-se si G 2 dhe brenda strukturave te PDK-se si SHIK. Keto kishin te njejten udheheqje dhe kryesisht jane marre me lufte politike, me vrasje, me shantazh dhe me kontrabande. Nje strukture te ngjashme e kishte edhe LDK, por nuk ishte as hija e tyre. Keta me shume merreshin me tendere dhe me intriga politike.

Mjerisht, ne keto struktura ka pasur edhe njerez te mire e atdhetare te devotshem qe jane keqperdorur nga kodoshe e kobashe te pandreqshem e te cilet, me kohen, e kapen shtetin per fyti, e plaçkiten dhe e bene çerpaze.

2.

AKI-ne e kane themeluar ata qe udheheqnin me SHIK-un dhe brenda saj kane futur edhe kuadro te thekur te kesaj organizate kriminale. Prandaj Veselinoviqi e Radojçiqi me falangat e tyre arriten ta kthejne Veriun e Kosoves ne Somali, ku ka çdo gje, por ligj jo. Per kete rrokopuje shtetrrenuese nje pergjegjesi te madhe ka edhe shteti shqiptar, qe ishte themelues i SHIK-ut dhe mesues shpirteror i tij.

Per me keq, ne ngjarjet antishqiptare te vitit 2004, Shiku luajti rol teper destruktiv, por pergjegjesi historike ka edhe shteti shqiptar dhe sherbimet e tij. Natyrisht se keto ngjarje i ka projektuar Serbia permes sherbimeve te saj inteligjente, ndersa shqiptaret e zinj ishin vetem argate te zellshem ne rrenimin e vendit dhe njollosjen e kombit tone.

Por nuk eshte çudi, sepse kryekapesi i shtetit, Hashim Thaçi e trajtonte Kosoven jo si shtet por si çiflik te vetin; ai e kishte prandaj bankierin personal, prokurorin personal, gjyqtarin personal, kryeagjentin personal, kryehetuesin personal, kryetarin personal te partise rivale, madje edhe udbashin personal.

Meqe eshte teme shqyrtimi, po permend nje rast tipik:

Ne tetor te vitit 1999, ne hotel Grand, e kam pare me syte e mi udbashin e njohur, Muharrem Dana, duke ndejtur e duke bere llaf e qejf me te dy kreret kryesore te Shikut. Ate dite, por edhe sot une mund t’i numeroj permendesh e pa e lodhur koken fare, se pakut, 50 djem nenash qe Muharrem Dana vetem brenda nje stine ua ka nxjerre mushknite per goje me qellim qe ata t’i pranonin veprat qe nuk i kishin bere. Dhe Muharrem Xhelati e dinte kete fort mire.

3.

Per shkak te dosjeve dhe sidomos te ketij mentaliteti cubash, perballja e Kosoves me sherbimet sekrete serbe, edhe 20 vjet pas Luftes, vazhdon te jete nje lufte e pabarabarte.

Mungesa e orientimeve politike per t’iu kundervene Serbise dhe veglave te saj me sukses e institucionalisht, sidomos ne rrafshin e sigurise, ka krijuar nje boshllek te tille qe sherbimeve sekrete serbe u krijon terren te pershtatshem veprimi.

Natyrisht se kjo pasqyrohet pastaj edhe ne sistemin e vlerave pa te cilin nuk mund te kete mur mbrojtes perballe ndotjeve te vazhdueshme qe mund te vijne edhe prej andej kah nuk e pret.

Ne mungese te ketij muri qe ndryshe quhet ndergjegje morale e vetedije kombetare, mund te perlloqen dhe te behen objekt i shpifjeve dhe propagandes antishqiptare te Serbise edhe personalitete te shquara te Levizjes Kombetare te Kosoves.

Nje shembull konkret qe flet shume: Bozhe Vukushiq dhe Vice Vukojeviq jane dy publiciste te njohur kroate qe kane kontribuar shume ne zbulimin dhe demaskimin e qindra krimeve te UDB-se e te KOS (sherbimi ushtarak i kunderzbulimit). Mirepo ata, ne librin e tyre “Djelovodnik sefova bosansko-hercegovacke Udbe 1970 – 1992” (Regjistri i shefave te UDB-se se Bosnje e Hercegovines 1972 – 1992), ne te cilin publikojne emrat e 6461 bashkepunetoreve te UDB-se ne Bosnje e Hercegovine, ne kundershtim me çdo kriter shkencor e moral, ne kete liste te zeze fusin edhe emrat e dy personaliteteve kyçe te Levizjes Kombetare te Kosoves; Rexhep Malajt dhe Skender Kastratit!

Autoret sigurisht qe nuk e njohin historine politike te Kosoves, prandaj edhe kane rene pre e manipulimit te UDB-se, e cila faktikisht gjithemone eshte udhehequr prej serbeve. Ne kete rast, ashiqare shihet se kemi te bejme me dokumente te falsifikuara e te arkivuar per qellime diabolike.

Meqe eshte fjala per dy personalitete te shquara qe i kam njohur mire, e ndiej per detyre, per detyre mbi çdo detyre tjeter, qe ta mbroj emrin e tyre te paster si loti dhe vepren e madhe sa bjeshka:

Rexhep Malaj, eshte shpallur me te drejt Hero i Kombit, sepse ishte njeri prej kryearçitekteve te organizimit ilegal dhe nder shqiptaret me te pathyeshem qe i ka linde nana ndonjehere; nderkaq, Skender Kastrati, ishte njeri prej te burgosurve politik me me autoritet, njeri i zoti, i ndershem e me integritet te jashtezakonshem.

Me nje fjale qe te dy jane personalitete krejt te veçante qe, si pak kush tjeter, personifikojne vertebralen dhe trurin e Levizjes Kombetare te Kosoves.

Se fjala eshte per nje falsfikim taman udbash, mund te deshifrohet fare lehte nga nje liber tjeter me teme te ngjashme e me autor Ivan Beshliq “Çuvari Jugoslavije – suradnici UDBe u Bosni i Hercegovini” (“Rojtaret e Jugosllavise, bashkepunetoret e UDB-se ne Bosnje e Hercegovine”, vellimi i III – te.

Ne kete liber, flitet gjeresisht edhe per 21 spiuj te UDB-se, por me kombesi shqiptare e qe kane vepruar ne Bosnje e Hercegovine. Disa prej ketyre spiuneve kane qene te burgosur per delikte te ndryshme, hajni, malverzime etj. Dhe jane vene ne sherbim te UDB-se per te spiunuar te burgosurit politike shqiptare qe vuanin denimet e gjata ne kete ish-Republike jugosllave.

 Ne librin e Ivan Beshliq, faktohet se Rexhep Malaj e Skender Kastrati por edhe te burgosur te tjere politike shqiptare, gjate vuajtjes se denimit ne Ndeshkimoren e Zenices, ishin te “mbeshtjellur” gjithandej me rrjetin e spiuneve ne burg, te cilet raportonin per çdo dite deri ne detaje per sjelljen, fjalet e madje edhe per gjestet me te imeta te qendresetareve shqiptare. Njeri prej tyre e kishte pseudonimin “Çakorri” dhe ishte hajdut i njohur nga Peja. Kete tip e kam njohur edhe une, sepse kam qene me te ne Burgun Hetues te Mitrovices, por kjo eshte nje histori tjeter.

4.

Hysen Terpeza, nje Burre Bese e Atdhetar i qashter, sa here fliste per çeshtje teper serioze, çohej ne kembe dhe perbetohej:

“Pasha gjakun e deshmoreve!”

Me shume te drejte, sepse Heronjte e Kombit pasqyrojne perpjekjet tona per liri, pasqyrojne sakrificat dhe kujtesen tone kolektive, pasqyrojne moralin, vetedijen, ndergjegjen tone…

Cenimi i personalitetit dhe figures se cilitdo prej Heronjve te Kombit eshte perbaltje dhe denigrim i historise tone dhe i çdonjerit prej nesh veç e veç.

Prandaj emri dhe veprat e Heronjve te Kombit, e njerezve qe pasqyrojne vlerat me sublime te nje populli, duhet te mbrohen institucionalisht e vendosmerisht.

Sepse duke mbrojtur imazhin e shenjte te Heronjve te Kombit dhe sakrificat e tyre ne mbrojme shtetin tone, lirine tone, mbrojme fytyren dhe te ardhmen e femijve tane.

 

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*