Loja e rrezikshme me territore e ka dëmtuar Kosovën substancialisht. Ajo e ka torpeduar seriozisht Shpalljen e Pavarësisë dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Për Marrëveshjet e kontestuara, opozita do të duhej t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sepse përmes tyre, Thaçi e ka bërë objekt pazaresh politike e territoriale edhe pakon e Ahtisarit, nga e cila buron edhe Kushtetuta e Kosovës
Veriu i Kosovës sot është pazari më i madh i Evropës; aty shitet e blihet çdo gjë: së pari e ardhmja e qytetarëve të Kosovës, sovraniteti dhe dinjiteti i shqiptarëve