
Shkruan:
Xhafer Shatri
Sot i mbylli sytë përgjithmonë Papa Françesku.
Gjatë Pontifikatit të tij, ky Papë bëri dy gjëra që do të mbahen mend përgjithmonë:
a. E humanizoi Kishën Katolike, institucionin më të vjetër planetar, sepse, pa bërë shumë zhurmë, e demaskoi dhe u përpoq ta pastrojë seriozisht atë nga abuzimet seksuale, sidomos me fëmijtë.
Nuk mundi të bënte shumë, sepse struktura e errëta mbrojnë njëra tjetrën dhe është vështirë të çmontohen. Zatën, fjala është për krim të organizuar brenda një institucioni shumëshekullor, ku heshtja është njëra prej shtyllave kryesore.
Por Papa Françesku e bëri një hap serioz drejt çrrënosjes së këtij lloji të krimit mizor mbi qeniet më të lëndueshme e më të pafajshme, fëmijtë…
b. Çdo padrejtësi dhe agresion e gjykoi me fjalorin më të rreptë. Dhe u solidarizua me viktimat, pavarësisht se cilit besim i takonin ato;
c. U solidarizua dhe kërkoj drejtësi sociale për shtresat e varfëra e të nëpërkëmbura;
ç. E dëshmoi se edhe Feja ka nevojë për reforma serioze, për ligje e rend kushtetues, ku dihet saktësisht se ku dhe kush është koka dhe ku e kush janë këmbët.
Prandaj si religjion, Kisha Katolike ka perspektivë, sepse ka vënë rregull duke luftuar vendosmërisht, sidomos në kohët moderne, çdo formë anarkie e ekstremizmi ;
Fundja, kjo aftësi vetëmenagjimi, ka bërë që Kisha Katolike të jetë historikisht një superfuqi më vete e Globit.
PS
Ngushëllimet më të ndjeshme të gjithë besimtarëve katolikë!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment