
Shkruan:
Xhafer Shatri
Miq,
lexojeni me shumë vëmendje këtë rrëfim të motrës për vëllain e vetëm që ia vranë në lule të rinisë. Ky është rrëfimi i një familjeje të dërrmuar nga dhimja që, edhe pas një çerek shekulli, kërkon të vihet drejtësia në vend, që kriminelët të ndëshkohen meritueshëm për krimin e tmershëm.
Më kujtohet si sot kjo vrasje e tmershme, ndër më të rëndat në Kosovën e posaçliruar. I pati tronditur e pikëlluar të gjithë, krejt Kosovën.
Ky rrëfim m’i zgjoi kujtimet e atëhershme, por më së rëndi me erdhi sjellja kriminale e organeve të drejtësisë. Cilat do qofshin ato, të huajat apo tonat.
Mosndëshkimi i kriminelëve e lë varrin e viktimës pa mbulu’, e vret familjen e Benetit për së gjalli, ua vret çdo gëzim, çdo stinë, çdo ditë e çdo natë të jetës që njeriu e jeton vetëm njëherë.
Be the first to comment