
Shkruan:
Xhafer Shatri
Alban Bujari, njëri prej fotoreporterëve më të njohur gjatë Luftës së fundit, ishte në Prekaz menjëherë pas Masakrës. Në mungesë të njerëzve, Albanit iu desh ta linte përkohësisht aparatin fotografik dhe ta marrë kacinë e shatin për t’i varrosur ata që i vrau Serbia në shtëpitë e tyre.
Albani vdiq para disa ditësh. Atë e varrosën në Prishtinë.
Besoj se ai meritonte të varrosej në Prekaz, buzë atyre që, para 27 vitesh, i varrosi vet. Në këtë mënyrë do të kristalizohej, edhe përmes varrimit, stema e Lëvizjes tonë Kombëtare : PENA DHE PUSHKA MBI FAQET E LIBRIT.
Shikojeni me vëmendje këtë dokumentar që pasqyron Masakrën e Llahtarshme të Serbisë në Prekaz.
Dhe mendoni seriozisht për fatin e Kosovës e të fëmijëve tuaj.
Sepse, kam përshtypjen se, po rritet një brez pa kujtesë historike, një brez që është tepër zemërgjerë me elitat politike që sillen me Kosovën si tuxharët e Peshavarit me kuajt e vjedhur.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment