Shkruan:
Xhafer Shatri
Atij ia kish pas zene priten vdekja në vlugun e lagesht te kesaj pranvere, ne nje stacion te benzines, afer Mynhenit.
Zemra e lodhur e kishte pre ne bese, ne moshen 52 vjeç.
Babai i tij, Zeqa, ishte veteran i gjenerates se pare qe e bloi mergimi. Ishte prind i 5 djemve. Me djersen e tij i shkolloi disa vellezer dhe djemte e tij, e mbajti gjalle familjen dhe ia shtoi pasurine.
Vdiq i ri, ketu e 30 vjet me pare, ne moshen e te birit qe posa e varrosem.
Beqiri, iku jashte ne rrethan dramatike, kur filloi te shpebehet Jugosllavia. Ne vitin e kahershem 1990. Asokohe, Ushtria federale qe ishte kthyer ne ushtri te Serbise, e kerkonte Beqirin si dhe mijera te rinj shqiptare te tjere per t’i bere mish per top ne ‘’pohodet’’ e pergjakshme te Millosheviqit ne Kroaci e Bosnje-Hercegovine.
Ishte i njome, coll 20 vjeç. Pasi e mori leterthirrjen per Ushtri, iku e shkoi ne Kroaci. Atje ndejti disa muaj, deri kur sivellai i tij, Ameri, e nxori ne Austri duke e futur ne gepekun e vetures. Mirepo, doganieret austriake e zbuluan, e mbajten ne burg tri jave.
Prej aty, Beqiri kaloi ilegalisht ne Gjermani dhe u vendos ne Mynhen.
Aty jetoi derisa i trokiti vdekja ne dere.
Drama e Beqirit eshte nje liber qe do te mbetet pergjithmone i palexuar, sepse ai qe do te duhej ta shkruante ecte shpejte, nuk kishte kohe as per letra, as per libra, as per laps, e as per veten e tij.
Jetonte ne levizje te perhershme, ashtu siç vdiq, ne nje veture duke shkuar ne shtepi.
Vdekja kudo eshte e ftohte, por me e ftohta eshte kur ajo ta ze priten ne mergim.
Dhimbja, ani se e pebashket, behet ndaras. Familja ne mergim dhe ajo, pjesa tjeter, ne Kosove. Duhen dite te tera derisa administrata e ngadalshme gjermane ta leshoje lejen per obduksion, jo sot jo neser, formalitetet tjera te merzitshme administrative, leshimi i lejes per kthim, transporti i kufomes ne nje frigokafaz ne bark te aeroplanit.
Ndersa familja ne Kosove prêt me dite te tera. Prêt ne ankth, e rrethuar me miq e dashamire.
Pastaj pritje ne aeroport dhe kortezhi mortor deri ne vendlindje, te cilen ai, i zeri peng ne arkivol, e kishte braktisur me aq shume enderra ne gji.
Ani se ne nje kontinent, tradita dhe doket e vendit, ku Beqiri lindi e u varros, ndryshojne aq shume nga ato ne vendin ku ai punoi e vdiq. Dy bote te ndryshme, dy menyra te shperfaqjes se dhimbjes dhe, sidomos, organizimit te ceremonise mortore.
…
E vetmja gje e mire ne jeten e Beqir Zeqes, e qe do t’ia ngushelloje njerezit e zemres, eshte se Ai e pa Kosoven e lire, Kosoven pa prangat e Serbise ne kembe, ne duar e ne shpirt.
Ai lindi dhe u rrit pa pasur nje atdhe, ndersa sot femijte e tij i kane tre; Kosoven e Shqiperine, pavaresisht se kush i shilon, por edhe Gjermanine.
Nuk eshte pak, per jeten e shkurt te nje njeriu, sidomos kur ai jeton vetem 52 vjet.
Prehu ne paqe, Beqir Zeqa!
Trupin e lodhur, pushoje tash ne Tomocin e enderrave tua djaloshare, ku kendojne gjithmone zogjte e shpeshhere edhe qyqja.
Te qofte e lehte Ledina!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment