Shkruan:
Xhafer Shatri
Arian CURRI nga Strellci i Epërm, komuna e Deçanit, asokohe ishte nxënës i shkollës së mesme. Më 6 prill të vitit 1994, Arianin e arrestoi policia serbe. Se çka pësoi atë ditë Arian Curri, në Stacionin e policisë në Pejë duhet të mbetet përgjithmonë e pashlyer në ndërgjegjen dhe në vetëdijen e shqiptarëve.
Falë Amnestisë Internacionale, dëshmia e Arianit, do të bëhet, gjithandej në botë, kryerrëfim për mizoritë serbe në Kosovë:
“… Pastaj më lidhën per një radiator dhe tre oficerë të policisë hipën mbi mua. Njëri prej tyre, pasi ma hoqi këmishën, e nxori thikën dhe, me maje të saj, vizatoi në gjoksin tim kryqin dhe 4 S të alfabetit cirilikë…”
Këto shkronja, që janë pjesë e ëmblemës serbe në flamur e gjetiu, kanë këtë përmbajtje: Samo sloga serbina spasava (Vetëm uniteti serbët i shpëton).
Për turpin e organeve shtetërore të Kosovës, deri sot asnjë prokuror nuk ka ngritur padi penale për një krim si ky madje as edhe për krime shumë më të mëdha e më të rënda.
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1303058370125147
Be the first to comment