Shkruan:
Xhafer Shatri
Miq e dashamirë!
sot, Ditën e Shën Gjergjit, Nana ime, Time Shatri e gjinisë Kabashi i mbushi 104 vjet.
Ajo, përveç problemeve me kordhat e zërit, me gjasë si “dhuratë“ e Covidit 19, ndihet mirë.
Tërë ditën është aktive. Kujdeset për oborrin e saj si pak kush, ndërsa kohën tjetër e kalon duke punuar me gjypnerë. Për Nanë Timë kjo është fort me rëndësi, sepse i ka afër 60 pasardhës, por edhe miqtë e saj e të tyre, të cilët-cilat, ajo i sajgisë shpesh me çendisma, me çorapë e papuçe të bukura që e mahnitin çdo nuse.
Për kënaqësinë tonë e të sajën, Nana ka një kujtesë që të shkrinë, thuase është 30 vjeç.
Për jetëgjatësinë e saj, përkundër vuajtjeve të papërshkrueshme, Nana më së shumti i detyrohet optimizmit të përhershëm dhe gatishmërisë me u përballë me çdo vështirësi. Pa u anku asnjëherë!
E tërë qenia e saj rrezaton një mirësi të përhershme dhe një gatishmëri absolute për të ndihmuar, me gjithçka që ka, çdo njeri në nevojë.
Oj Nana Timë!
Urime Ditëlindja e 104 -të!
Pritsh shumë e me të gjitha të mirat e kësaj bote.
Ne, të gjithë, jemi krenarë e me shumë fat që të kemi!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment