Mirësevini

Lexues te nderuar,
Dashamire e dashakeqij,
Gra e burra, zonja e zoterinj,
Të varfer e te pasur,
Te reja e te rinj,
Plaka e pleq !

Po jetojme ne nje kohe teper dinamike, te paimagjinuar ne rinine e gjenerates time. Kjo i ka te mirat, por edhe te keqijat e veta.

E mira; te kredhesh nga shtepia jote ne oqeanin e paane te informacionit, te librit, te artit, te filmit, te historise, te shkences, te reportazhit…, te shohesh vendet qe nuk i ke shkelur dhe t’i njohesh njerezit qe nuk i ke takuar…,

E keqja; qe te behesh xeher shumehere brenda dites per ato qe i lexon ose i degjon. Sidomos keto qe po ndodhin kohet e fundit me shqiptaret dhe prej shqiptareve.

E përjetuam ate qe nuk e kemi besuar kurre, te pakten une jo: qe çeshtja e Kosoves, qe ishim te bindur se u permbyll, te shtrohet serish ne tavolinen e salles se operacionit, me kirurge serbe permbi e me karaxhoze shqiptare perreth.

Zoti i ndihmofte! Nese ka Zot dikund! Pikerisht kjo me shtyri ta hap kete faqe interneti, e vetmja gje qe mund te beja per te shprehur pezmin, revoltën dhe trishtimin tim.

Kur e lexova parmbreme letren e Boltonit m’u dridhen leçet e kembeve. Gjeja e pare qe me ra ndermend ishte fjala e vjeter se qeni i keq ta sjell ujkun ne vathe. Zoti e bafte hajr, por ky eshte nje ogur i keq per Kosoven.

Kurre nuk do ta besoja se Amerika do t’i dergonte nje populli te rrezikuar nje ultimatum kaq te rrepte, deri ne mizori. Amerika që na ka shpetuar, ne nje ore te lige te historise, kur edhe Zoti na e kishte kthyer shpinen.

Kah nuk me shkoj e ku nuk me shkon mendja. Dyshimi eshte nje thike e mprehte, e gjate dhe pa mellungje. Te shpon tej per tej. Horizontalisht e vertikalisht. Por duhet te jetojme edhe me kete.

Te gjithe juve qe iu drejtova me siper me kete fjale paraqitese, kur te keni kohe, vizitomeni, shameni, thuani çka te doni. Por mos pritni prej meje t’i them te keqes: Tungatjeta! Se nuk e bej dot.

Nese ndonjehere e shihni se kam shkretuar, dijeni se nuk e kam bere per interes, nuk e kam bere per mode e as per inat. Dijeni se e kam bere prej zemres se plast. Nese per ndonjerin them ndoj fjale te rende, dijeni se nuk ia kam thene per asgje tjeter, por thjesht pse ma ka marre mendja. Dhe nese ai qe i kam hyre ne hak me bind me fakte se kam gabuar le te jete i sigurte se nuk me vjen asnje grime marre me i kerku falje.

Duke shkruar kete fjale qe e kerkoi rasti, po e shoh se kjo faqe nuk do te jete vetem faqe komunikimi e log perballjesh e piketakimi por dhe njefare ditari i revoltes e i zhgenjimit.

Kjo faqe do te plotesohet e perditesohet rregullisht me shkrime te mehershme, me rubrika te ndryshme, me reagime rasti, me poezi, reportazhe etj.

Ne fund e shoh te nevojshme te nenvizoj se shkrimet e mia ne kete faqe interneti mund t’i marre dhe t’i publikoje çdonjeri, por me kusht qe te sqarohet se ku jane marre. Ne kete rast askush nuk guxon ta ndryshoje ose ta preke permbajtjen e tyre.

Te gjithe ata ose ato qe mendojne te shprehin pikepamjet e tyre lidhur me shkrimet e mia dhe jo vetem, mund te me shkruajne ne adresen e kontaktit dhe une do t’i publikoj, por me kusht qe ato te respektojne kriteret e domosdoshme morale dhe profesionale.

Miresevini.

Gjeneve, 16 janar 2019

 

1 Comment

  1. Peshendetje i nderuar XHSH,
    Shpresoj te jeni mire te gjithe ne familje dhe punet te ju shkojne mire. Keto shkrime te jueja besoj se posa te arrijne tek lexuesit shqiptar shume gjera do te kthjellohen, qe shteti yne Kosova te udhehiqet nga keta kelysh serb eshte e pa justifikushme. Te gjitha shkrimet jane cilesore dhe te dokumentuera. Me beri peshtypje dhe shkrimi qe keni bere per Rexhep Sadrine, nji gyrbetqar, nji patriot. Sa her qe flas dhe me Januzin beso se e pys se a e ke taku Xhaferin dhe te tjera, gjithmone me kane interesu medimet e jueja per realitetin ne hapesirat shqiptare.

    Ju uroj gjithe te mirat/ daut kabashi, Suedi

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*