Shkruan:
Xhafer Shatri
Krahas tjeresh, ate dite kriminelet serbe i pushkatuan edhe dy djemte e Pashke Markajt, Gjevalinin dhe Milanin.
Menjehere pastaj, me qellim fshehjen e gjurmeve, shteti serb, shumicen e viktimave i zhvarrosi e i treti ne Serbi, neper varreza masive, ose i dogji ne shkritoret e xeheroreve, ne Trepçe dhe ne Maçkatice.
Pas Luftes, mosperfillja deri ne tallje me viktimat e shumta shqiptare nga ana e bashkesise nderkombetare dhe institucioneve te Kosoves, i perthelloi deri ne pakufi vuajtjet e familjeve te goditura nga terrori serb. Ne keso momentesh te padurueshme, Nana Pashke shperfaqi para familjes idene qe te shkoje para selise se qeverise se Kosoves dhe t’ia vere flaken vetes…
Ne maj te vitit 2003, disa nga viktimat e Masakres, i kthyen nga Batajnica dhe i rivarrosen ne Lendinen e Pikellimit, ne Meje, mes tyre edhe te dy djemte e Pashke Markajt. Kur Nana e shkrete shkoi paraprakisht ne Rahovec, ne Qendren per identifikimin e viktimave te Luftes dhe takoi skeletet e djemve te saj, pasi ua preku teshat e trupit, i shkoi mendja se Serbia ia kishte djege djemte. Dhe, si duket, ne kete moment iu poç definitivisht ideja qe te veteflijohet permes flakeve te zjarrit; Si akt i vetem i bashkvuajtjes dhe i bashkimit me djemte e saj ne boten e pertejme, e natyrisht edhe si akt sublim per te kerkuar drejtesi per viktimat e shumta qe po i harronte edhe shteti i tyre.
Me 26 maj 2003, Familja Markaj kishte hapur te pame. Ate nate kishte ardhur ne gjini edhe bija e Nanes Pashke. Nane e bije ndejten bashke deri kah ora 4 e mengjesit. Kur e lodhi te bijen dhe ajo fjeti, Nana Pashke i veshi teshat e vorrit, e mori nje kante me benzine, qe e kishte pergatitur me pare, dhe pasi shkoi te varret e djemve te saj, u skajua ne nje çubnaje, buze rruges (mu ne mes largesise qe e ndante shtepine e familjes nga Lendina e Pikellimit), dhe, pasi e lyu shtatin me benzine, ia vuri flaken vetes.
«Atë çast, rrugës andej pari kaluan me veturë dy veta dhe i thanë njëri-tjetrit: Po digjet një njeri qaty. Jo, ia kthen tjetri, duhet të jetë buç bostani, sepse shihe si i ka duart përpjetë…
Në fakt Nana Pashke, në atë çast përflakjeje, duhet t’i ketë ngritur duart drejt Zotit për të kërkuar drejtësi për Kosovën dhe për djemtë e saj»*
Sot, ne 20 vjetorin e veteflijimit, u organizua nje ceremoni familjare perkujtimi per Nanen Pashke. Ne vendin e veteflijimit, familja kishte vendosur nje shkemb madhor te Alpeve te Kosoves, ne menyre qe sa te kete shqiptare mbi dhé, te mos e harrojne veteflijimin e Nanes Pashke e as dhimbjen me permasa kosmike te te gjitha familjeve qe Serbia ua vrau njerezit e zemres e te shpirtit!
Kete ceremoni familjare e nderoi me prezencen e tij edhe kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.
https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/690060714758252/?locale=ms_MY&__cft__[0]=AZW5m5ToWKz_dy2gE5LSu1jqgHWfymW4OQ8yvtI0aKsiuUIYpI0YMRjShu6HRSLgIsgANmVAn8Mz3IN9YMvr1sfL8-t71wOLA4HIthffeJCaismBqTUGq4jU7FxnZAwtDxCzSlYtzlvQFCfu4iZuAM1M4Wr26xQ6GAO4Kxv-o5N9osuD2X4QeOPbwf9K53X6IPM&__tn__=-UK-R
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment