Shkruan:
Xhafer Shatri
Prandaj duhej konsoliduar Perëndimin dhe vlerat e civilizimin që ky përfaqëson, pavarësisht kundërthënieve dhe interesave të ndryshme mes Amerikës dhe Evropës Perëndimore. Në këtë konsolidim bënte e bën pjesë edhe paqetimi i Ballkanit, me Kosovën si qendër tektonike të tij.
Plani i Sholz-it dhe Makron-it, është pjesë e kësaj përpjekjeje, prandaj mbeshtetet publikisht nga Amerika. Ky plan, anise nuk dihen të gjitha detajet, ia prishë hesapet Serbisë, sepse mëton zgjidhjen njëherë e mirë të konfliktit shqiptaro-serb që, realisht, po zgjat qe më shume se 1000 vjetë, e kjo do të thotë pavarësimi i plotë dhe, faktikisht, njohja nga Serbia e sovranitetit dhe kufijve të Kosovës.
Ky plan nuk mund të minohej ndryshe, pos duke i vënë flakën Veriut të Kosovës. Natyrisht se ky diversion i Beogradit i dëmton substancialisht interesat e qytetarëve të Kosovës me kombësi serbe, por ky është shëmbull shkollor se në luftë për territore, shpeshherë, njerëzit dhe jetët e tyre nuk kanë as vlerën e bubrrecave.
Në këtë hallakamë, Vuçiqi mëton krijimin e ngutshëm të Zajednicës me kompetenca të plota ekzekutive, në mënyrë që, kur të vijnë ditë më të mira, ky territor i Kosovës të aneksohet nga Serbia. Ndërkohë Serbia do të vazhdonte me negociata për statusin eksterritorial të kishave, si mënyrë përfide për copëzimin dhe defaktorizimin e plotë të Kosovës…
Prandaj çështja e targave etj. ishte dhe është vetëm pretekst. Edhe po të mos problematizohej fare çeshtja e targave, Serbia e kishte në plan të krijojë krizë serioze në Veri të Kosovës me qëllim që Plani Shcolz-Makron, te dështonte, ose ai të ndryshohej substancialisht në favor të Serbisë.
Nga burime të besueshme del se, Vuçiqi kishte përgatitur një skenar të rrezikshëm dhe të detajuar: në nëntor të këtij viti, Serbët, në Veri të Kosovës do të organizonin protesta masive për të kërkuar themelimin e “Zajednicës“, pas acarimit të gjendjes ata do të dilnin masivisht nga institucionet e Kosovës…, me ashpërsimin e gjendjes, përfshirë këtu edhe vrasjen e qytetarëve serbë nga vetë shërbimet serbe, Rakiqi dhe Radoiçiqi me shokë do ta themelonin menjëherë “Bashkësinë e komunave serbe“ dhe do t’i zgjidhnin organet e saj, sipas dokumenteve që i kishin nënshkruar më 2013 dhe 2015 Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë.
Në kuadër të “Zajednicës“ do të formohej menjëherë edhe policia e saj, me uniforma të përgatitura paraprakisht. Kjo do të ndodhte edhe me administratën përcjellëse, organet e drejtësisë, doganën, agjencinë tatimore, postën etj.
Të gjitha këto do të pushtoheshin në valën e parë, menjëherë pas zaptimit të stacioneve të policisë.
(Analiza vazhdon në ditët në vijim)
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment