ÇKA TA BEN GOJA NUK TA BEN AS HASMI

Shkruan:
Xhafer Shatri

Kosova po perballet me njeren prej krizave me te thella dhe me te rrezikshme qe nga Lufta e ketej. Ne keso rastesh sidomos duhet te matet çdo fjale dhe çdo mesazh i cilitdo prej lidereve, sepse keqkuptimet dhe keqinterpretimet mund te kene pasoja serioze.

Po i permend dy raste qe, ne pikepamjen time, jane drastike.

Tre dite me pare kryeministri Kurti deklaroi perafersisht keshtu :

« Po bashkepunojme me bashkesine nderkombetare dhe puna po shkon mire… »

Dy dite me vone, pra dje, ambasadori amerikan, Hanovier, deklaroi se komandanti i ushtrise amerikane per Evrope, me procedure te shkurte, perjashtoi ushtrine e Kosoves nga pjesemarrja ne manovrat ushtarake, qe po mbahen tash nje jave.

Mbreme, permes nje videomesazhi, kryeministri Kurti deklaroi se ne balle te protestave te dhunshme qendrojne: “grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe ne veri te Kosoves…”

Kjo, thene me se buti, nuk qendron, sepse keto protesta, fillim e mbarim, i ka organizuar Beogradi, ndersa me te dhunshmit jane pjesetaret e organeve shtetrore te Serbise, te pergatitur, te trajnuar, te paguar rrast dhe te udhehequr drejtperdrejt nga Shtabi i posaçem qe koordinon gjithe veprimtarine e organeve te Serbise ne luften per territore.

Duke menduar per keto lajthitje me pasoja, m’u kujtua nje fjali qe na e thoshte shpesh Plaku im i urte e, mjerisht, i ndjere :

‘Gati kurre nuk kam thene ‘pse s’fola, por ç’dreqi me çoi e fola…’!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*