
Sqarim paraprak:
Sot në Skënderaj, në bastionin e partisë së Prontomafisë, u inaugurua ujësjellësi i ri, të cilin kryesisht e kishte financuar qeveria e Zvicrës. Ambasadori foli fjalë tepër të rënda që një diplomati i shpëtojnë rrallë. Ai ishte i pamëshirshëm. Dhe, derisa fliste, e shigjetonte me shikim Kadri Veselin e pranishëm. Këtij të fundit i ishte bërë fytyra çusë.
Lexojeni dhe binduni! |
I ashpër është treguar të mërkurën në Skënderaj, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ndonëse erdhi që ta përurojë një projekt të financuar nga shteti i tij, Lebeti ka thënë se nuk është normale që qeveria e tij të financojë projekte e, në anën tjetër, Kosova t’i paguajë veteranët e rrejshëm.
“Nuk është normale që Qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës së buxhetit për veteranët e luftës. Nëse paratë ruhen e nuk financohen veteranë të rrejshëm, do të mund të ndërtoni më shumë se një ujësjellës. Është shumë e çuditshme të shohim se në këtë vend, ka tri herë më shumë shërbyes civilë se në vendet e rajonit. Mjaft është bërë për ta përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, ka thënë Jean-Hubert Lebet, ambasadori i Zvicrës në Kosovë.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje.
Veseli ka thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi, ka shumë luftëtarë të vërtetë të cilët kanë qenë në UÇK.
Sistemi i ujësjellësit, i cili u përurua këtë të mërkurë, lidh 10 fshatra të Komunës së Skënderajt. Nga projekti që ka kushtuar rreth 1 milion e 230 mijë, euro do të përfitojnë mbi 11 mijë banorë. /Koha.net
Be the first to comment