ARSIMIMI ËSHTË SHPËTIMI I NJË KOMBI

Shkruan:
Xhafer Shatri

Frazën e mëposhtme më ka rënë ta lexoj shpeshherë. Thënia i referohet një panoje të vendosur në derën e rektoratit të një Universiteti në Afrikën e Jugut.

Pavarësisht se sa përputhet fraza e mëposhtme me panon që përmenda, megjithatë më duhet ta them, me bindje të plotë e duke marrë si shëmbull historinë e shkollës shqipe, se kjo është fraza më domethënëse në jetën e një kombi të rrezikuar.

“Shkatërrimi i një kombi nuk kërkon bomba atomike apo raketa me rreze të gjatë veprimi.
Mjafton të ulet cilësia e arsimit dhe të lejojmë që studentët të mashtrojnë në provime.

( Në atë rast )
Pacientët do të vdesin nga duart e mjekëve të këqij.
Ndërtesat do të shëmben nga inxhinierët e paaftë.
Paratë do të humbin nga ekonomistët dhe llogaritarët e korruptuar.
Drejtësia do të zhduket nga duart e juristëve të pandershëm.

Kolapsi i arsimit është kolapsi i kombit.”

Shënim imi :

Po të kisha mundësi, këtë frazë që e ka burimin në atdheun e Apart’heidit do ta gozhdoja në derën e Ministrisë së Arsimit e madje edhe në derën e vet ministrit.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*