
Shkruan:
Xhafer Shatri
Kur shqetësoheni më shumë?
Kur më zë pasmesnata në kërkim të një vendi për ta strehuar trupin e lodhur. Sepse atëherë bëhen bashkë edhe lodhja, edhe pagjumësia edhe të ftohtit.
Çka bëni në aso rastesh?
Përpiqem të gjej një vend ku nuk më lag shiu e nuk më rrah era. Dhe, nëse nuk mund të shtrihem, ulem dhe shikoi qiellin në kërkim të një ylli për t’ia bërë një pyetje: a ma ka kthyer fati shpinën përgjithmonë?
Çka ju gëzon më shumë?
Kur në prag të pranverës e ndëgjoj këngën e parë të zogjve.
Kur ndiheni më mirë?
Kjo më ndodhë rrallë, por sidomos kur ndonjë Njeri ma shtrinë dorën ose ma hapë derën dhe shpreh dhembje e mirëkuptim për mua.
A ju ndodhë kjo shpesh?
Po e jo. Sidomos hapja e derës më ndodhë shuuumë rrallë.
Kur e keni zgjedhur këtë mënyrë jetese?
Nuk kisha me thënë se kjo ishte zgjedhja ime. Por kjo më ndodhi kur, në një moment të lig, në një udhëkryq, e humba jo vetëm fijen, por edhe lëmshin e jetës.
A ju ka braktisur shpresa ndonjëherë?
Po, kur ndonjëherë tërë natën nuk ma lënë askund vendin era dhe shiu. Mirëpo, në ag, kur fillojnë të ndahen nata me ditën dhe kur kjo e fundit e pushton botën përreth, më rivjen shpresa.
Shpresa për një fat tjetër, më të mirë…
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment