
Shkruan:
Xhafer Shatri
Ka 20 vjet që bëhet një debat i shpifur: Kemi luftuar vetëm ne e ju keni tradhtuar dhe e kundërta.
Protoganistët duan ta marrin rolin e historianëve për ta shkruar historinë vetë. Disa prej tyre në këtë drejtim kanë shkuar edhe më larg: paguajnë këngëtarë për të qitur e kënduar këngë për ta! Dhe kanë paturpësinë t’i cysin këngëtarët t’ua këndojnë këngën në prezencë të tyre!
Kjo është një kokëpërmbysje e padëgjueshme vlerash.
Por nuk janë të gjithë të tillë, në zallahinë e këtij debati të shpifur, pati jehonë bumbullime deklarata e njërit prej dy komandantëve më të njohur të UçK-së, Ramush HARADINAJ. Ai foli në emër të të gjithë atyre që kishin luftuar me shpirt e pa hile për çlirimin e Kosovës:
“Në luftë kemi qenë veç luftëtarë shqiptarë, nuk kemi pasë adresë politike.
Kushdo që e ka ftu Shqiptarin në Luftë, nuk ka qenë një adresë politike, nuk ka pasë adresë politike ta arsyetojë atë sakrificë.
Është vetëm një e Vërtetë, është Atdheu ynë, e Drejta me Jetu në Tokën Tënde. S’ka dert që ka diskutime e debate edhe kanë me u bo diskutime e debate, kushdo prej nesh, ka pasë të drejtë, mirë ka ba që ka ndihmu luftën për liri.
Në momentin që Shqiptari është gjetë në vijën e Frontit, nuk ka qenë i politikës, ka qenë i Atdheut…”
Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore me rastin e rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj – 19 prill 2019
Luftëtari i Lirisë i bashkon njerëzit ndërsa cubi i përçanë.
Ky është dallimi!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment