FAMILJA VEJSA

Shkruan:
ADMOVERE

Policët sërbë fillimisht vranë Flaka Hoxhën (16) me të ëmën Shahinderen (56), mandej Rita Vejsën (2) me të ëmën Tringën (30), si dhe Valbona Cakën (34), e cila ra e vdekur mbi të bijën, Dionën (2). Mandej, policët zbrazën rafale automatikësh kundër të gjithë të tjerëve, e nga të shtënat mori flakë një dollap dhe kështu filloi të digjej e tërë shtëpia me të gjithë trupat e pajetë të 20 civilëve të paarmatosur, të moshave nga dy deri në 75 vjeç, prej të cilëve 12 fëmijë, shtatë gra dhe një burrë.
I mbijetuari i vetëm i kësaj masakre, Dren Caka 9-vjeçar, i plagosur në krah, në 10-vjetorin e masakrës, në një intervistë të gjatë për ‘Telegraph’-in britanik, tha:
«Shoh shumë andrra të këqija… nuk mundem me flejtë natën edhe gjithë jam i lodhun; zakonisht poshtë syve i kam kapakët e ajtun… Me më pa tu ecë rrugës, thu me vete ‘veç nji fëmijë normal’, por unë nuk jam veç nji fëmijë normal. Kur u tregoj shokëve, ata mbesin pa fjalë… Ndojherë kur buzëqeshi, asht buzëqeshja ma artificiale e mundshme që e jap, se thjesht i lumtun nuk jam. Asht thjesht diçka me të cilën do të më duhet me jetu… Edhe pyes pse, pse unë mbijetova? Këtë pyetje e baj çdo ditë të jetës. A kam unë ndoj qëllim që me qenë këtu? Nuk e di».
Fragmente nga libri “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, faqe 376-378.
Burim: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02fqvWhx3pLZhR7ZCjMz4HGifErkHK63dGVFgnieWjv3peGarwNd9BC8aQshhVggkdl&id=100064772016329

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*