
Shkruan:
Xhafer Shatri
Ne pamundesi me qene prane teje ne keto çaste te veshtira; ne pamundesi me te marre ngryk e me i perzi lotet per Isufin tone, per Isufin e krejt Kosoves, po te drejtohem nga larg me te thane si ma te Mirit Shoq e me te Dashtunit Vella:
Behuni te forte !
Behuni te forte, per aq sa mund te behet i forte njeriu, kur e humb Djalin e Shpirtit e te Zemres, kur e humb Njeriun e Luftetarin e Lirise, kur mbetet pa Shoqin e mire e pa Trimin e çartun…!
Perpiquni ta ngushelloni veten dhe njeri-tjetrin me faktin se per trima duhet me qajte, por jo me i qa.
Sepse Isufi jone e kreu detyren e tij. Ai, ani se krejt i njome, me pushke ne dore u radhit ne njesite e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, luftoi e u plagos, i pa shoket e luftes e te shpirtit duke i vdekur para syve, ishte aty kur, per here te pare, u thy kufini i pergjakshem qe i ndante shqiptaret, ishte kur erdhi Liria, sepse Ai ishte Liria vete !
Sepse Ai ishte Andrra dhe Gjakimi yne i perbashket !
Ani se Isuf Dema nuk esht ma fizikisht me ne e mes nesh, ai jeton si Liria qe na e solli pushka e tij habertare, sepse fryma e tij do te jetoje sa te kete shqiptare e sa te kete Kosove.
Kjo fryme do te na mbeshtjelle gjithandej ne vere e ne dimer, do te na freskoje kur ben vape e do te na ngrohe kur ben ngrice.
Femijet e Isufit dhe te krejt Kosoves, fale Tij me shoke, do te rriten e do te jetojne te lire e ne Liri.
Ngushellime te gjithe familjareve e farefisit !
Ngushellime krejt Kosoves e shqiptareve kudo qe jane !
Lavdi e perjetshme Heroit te Kosoves, Isuf Deme Qetaj !
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment