Homeri i Ballkanit, i panjohur për shqiptarët

Shkruan:
Fahri Xharra

Deshira ime është që të njohim ato që nuk e njifshim. Shënimet egzistojnė, ato duhet gjetur, shfletuar dhe shkruar.

Per njē lexim 8 minutash, do të njihni se kush e kendonte

” Eposin e kreshnikēve”

( fxh)

“Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958) pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth vjetëve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.

Burim: https://www.facebook.com/fahri.xharra/posts/pfbid02AHSDoD2MDmimLindPkheLHkjvM9VmzvvGqhLpQBXkq653QnBxNDUjSDNABAJJAiFl

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*