KAH PO SHKON SHQIPËRIA?

Shkruan:
Xhafer Shatri

Nuk i njoh rrethanat në Shqipëri sa të flas ose të shkruaj me bindje për çështje të mprehta politike.

Por një fakt është krejt i dukshëm dhe me bën të dyshoj seriozisht lidhur me këto zgjedhje.

E ky nuk është rezultati i përballjes zgjedhore mes Ramës e Berishës, por përballja e dy protoganistëve të tjerë, kryesues të dy listave zgjedhore, që janë dy botëra të ndryshme e që dallojnë si Dita me Natën: Agron Shehaj e Tomë Doshi.

Agroni fitoi një vend në Parlament, ndërsa Tomë Doshi 3 vende!

Nuk mund të them se e kam përcjellë fushatën zgjedhore, por nga ato që kam parë jam krejt i bindur se: Agron Shehaj përfaqëson të ardhmen e Shqipërisë, sepse është politikan modern, i dijshëm, i pakorruptueshëm, ka vizion, është pasuruar me djersën e tij, për një kohë të gjatë ishte ndër punëdhdënësit më të mëdhenj në Shqipëri…

Ndërkaq Tomë Doshi përfaqëson modelin e politikanit shqiptar, ku politika e krimi janë bistek…

Kjo për mua mjafton për t’u shqetësuar seriozisht për të ardhmen e Shqipërisë dhe për pasojat që mund t’i ketë Kosova.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*