
Sqarim paraprak : Sot në Prishtinë u mbajt një Konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Në të e mori fjalën edhe Hashim Thaçi. Është e pabesueshme se në çpërmasa e shpërfytyron pushteti personin që nuk ka karakter. Thaçi dhe shokët e tij përmes medieve fyejnë inteligjencën e njerëzve të Kosovës, madje shkojnë edhe më larg duke ua futur edhe gishtërinjtë në sy me arrogancën dhe karaxhozllëkun e tyre. Në fund të shkrimit të marrë në portalin Telegraf, po i publikoj edhe disa reagime të atyre që përcjellin FCBK e Thaçit për të parë se këtyre vetjeve nuk u beson më askush. |
“Korrupsioni është një krim serioz jo vetëm për vendin tonë por edhe për vendet më të zhvilluara dhe një sfidë për demokracinë. Fenomeni i korrupsionit është një sfidë në shkallë globale. Përveç pasojave që shkakton në zhvillimet politike dhe socio ekonomike, dukuria e korrupsionit shkakton pasoja edhe në rrafshin e sigurisë. Si shtet i ri duhet të jemi të pa kompromis në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë e prirë për të luftuar dukuri negative në këtë rrafsh edhe korrupsionin në të gjitha nivelet, e ushqejnë rritjen ekonomike dhe mbrojnë mirëqenien e qytetarëve. Në këtë drejtim, Republika e Kosovës ka marrë një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit dhe në funksion të respektimit të rendit Kushtetues”, ka thënë Thaçi, raporton Telegrafi.
Presidenti Thaçi ka përmendur edhe sfidat që janë përmendur në raporte ndërkombëtare, si raporti i DASH-it.
“Kosova ka miratuar legjislacion përkatës për këtë fushë duke krijuar mekanizma institucional dhe ndërinstitucional për këtë qëllim. Kosova gjatë shtet ndërtimit ka pasur edhe sfida që disa prej tyre janë tejkaluar dhe tjerat janë adresuar. Këto pasqyrohen edhe në raporte të ndryshme nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë. Së fundmi e kemi raportin për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga departamenti amerikan i shtetit që ka identifikuar shumë përparime në sektorin e drejtësisë, por edhe sfida që i kemi përpara. Të gjitha ngecjet që identifikohen nga mekanizmat vendorë apo ndërkombëtar sidomos nga ata mekanizma me prioritet të lartë, duhet të merren seriozisht nga institucionet e vendit dhe të punohet në përmirësimin e tyre”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera ai ka përmendur edhe ligjet që janë nxjerrë, dhe hapat që janë ndërmarr në fushën e legjislacionit.
“Jam i lumtur të konstatoj se gjatë 2018 dhe në fillim të 2019 Kosova ka marr hapa të mëdhenj në konsolidimin e legjislacionit që ndërlidhen me fushën kundër korrupsionit që janë nxjerr ligje të reja apo janë ndryshuar strukturat aktuale. Ndër to janë: Kodi Penal i Kosovës që pritet të hyjë në fuqi në prill të këtij viti, ligji për kompetenca të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ligji për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligji për gjykatat, ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ligji për Këshillin Prokurorial, ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ligji për kontroll të brendshëm për financa publike etj. Ky legjislacion mundëson që në mënyrë sa më efikase të parandalohen veprat penale. Po ashtu ky legjislacion ofron mbrojtje për të gjithë ata që lajmërojnë apo raportojnë shkelje në sektorin publik dhe privat”, ka shtuar ai./Telegrafi/
Burimi: https://telegrafi.com/thaci-kosova-ka-ndermarr-hapa-te-medhenj-ne-luftimin-e-korrupsionit/
Disa komente në murin e FCBK të Thaçit :
Avdi Drini · 7:04 I pari ne liste JE!! Selman Kadria · 6:49 Sa interesant ,te korruptuarit flasin kunder korrupcionit ?!… Besnik Zeqiri · 0:00 Baba i korrupcionit je o Bir Ali Selmanaj · 1:20 Ju nuk jadini skejn pasunis more te pa ftyre marre me fole per kurupcone Byla Bislimi · 0:00 O nuk te beson ma populli veq qata hajnat qe i ki rreth veti qe jeni tu e vjedh popullin qe 20 vite nfyt ju metshin Lah Strumcaku · 6:45 E kam hetue sa her qe flitet per krim te organizuar edhe korrupcion veq ma shum vjedhe para medjav thojn me luftue korrupsionin a mbas andej thon vidhni sa te mundni edhe po doket Mehmet Kraja · 3:26 As zerimin spo e rregulloni sepse sju kan pagu si duhet! Palloshi Osman · 2:21 Për qfare korrupsioni fletni Ju kur ti vet je i till në prishtine keni ngrit perandori. Agaton Balaj · 3:20 Rregulloni zerin ju lutem Bahrie Recaj · 3:58 Je ban si Millosh per kosoven Hashim Millosh gleich 🤮🤮🤮🤮🤮 Anton Toni · 7:26 Kot kot nene, dosdos mumu Agaton Balaj · 11:27 O perkythse boll ma Milazim Aliu · 0:00 ALEKSANDER LUMEZI DORHIQU JE PJES E KORRUPSIONIT SKE REZULLTATE LARGOHU KUSH ESHT PER ? Samet Emini · 0:00 Kur Te Sherohet Kanceri edhe Ju Keni Me Zhduk Korrupsionin. Arbër Melit Gashi · 0:41 O hashi. O bir po ti je ajo maja korrupsionit qysh po ki ftyr me fol per ket tem o budall njeri Flamur S. Bajraktari · 0:00 E kjo ca keni ba ju deri sot si quhet Mister president Hashim Buroja Fadil Shabani · 2:59 Sen nuk po kuptohet qa nuk asht ne regull me zerimin Florim Osmani · 3:36 Njeriu. I. Historis se. Kosoes Endrit Krasniqi · 1:20 Ja pooo Niveli ma i lart i korrupsionit Ska ku shkon ma nalt… Skender Berisha Skenda · 7:36 Ky qyshty thet mi ndal korrupcijoni e ne atë moment mendon Qysh mi qi nanen Edhe Ma shum me vjedh Mehmet Krasniqi · 11:16 Kqyre ky qysh na fyen Milazim Aliu · 0:00 Hahahhahh Befasi Musli Pirkuqi · 2:57 Zërin e mikrofonit rregullone gjithëqyshë nga se fare nuk po merret vesh se qka po thot Shkumbin Olloni · 2:21 ani tash frederika mogerini ndothet per vizit ne afganista ne kabul bisedimet jan te shtyne per nje afat te pacaktuar kohor veshu mir dhembet i ki te mir puthe frederiken ne faqe dhe vete a kalove mir ne kabul Sherif Hyseni · 2:38 Zerumi nuk osht ne rregull spo kuptohet sen Begjet Abazi · 3:07 Lexhend e Xhall je Hashim Thaqi Mehdi Gocaj · 3:15 Me kan Legjend e gjall do ishte vendi ma mir se ne cfar gjendeje asht situata Ekonomike o Begjet Abszi . E kan fut vendin ne humner kta Hajna . Arben Advije Sejdiu · 10:05 Mire qe po merren me temén me te rendesishme ne kosové se na paten lodhé me taksen dhe korigjimin e “let” te kufirit tu kosovés. Faik Imeraj · 3:31 Ishalla bre nalete ky kurrepsjo bre se krejte djemte e ri na murre evropa bre presidente Fatmir Alili Berisha · 6:07 Prishja zanin krejt kti hajni Hamdi Shala · 0:00 Shumë lehtë ti mundesh me nal korrupcionin , veq shtine vehten ne burge oo PLEHsident Florim Osmani · 5:17 Per kit. Njeri historia flet perghithmon BasSri Dibrani · 2:13 O rregulloje zerimin BasSri Dibrani · 5:01 Zoti president je legjend Batista Hoti · 1:34 Syt pot rrejn Skender Ademi · 8:42 Rregulloj zerin kamerman. Ali Rrustem Mleqani · 9:33 Kamerman na myte kreit Avdi Gashi · 4:09 Sen spo mirresh vesh bravo kamerman ty pu dufka per kreje at kamer me ta thy as lopt spo dishe mi Arben Advije Sejdiu · 3:43 Hajde hashim bonu burré e bjeri korrupcionit pre majes se piramides (kokes) e deri ne fund. Mos u frigo nga vetja aspak. Skender Berisha Skenda · 2:34 Po dajshe mi ndal veten ti Latif Hoxha · 0:00 Besoj shumë se pas kësaj konference, Korrupsioni ka me shku 14+ deri tani ka qenë 16+ Maxhun Krasniqi · 9:14 Ky njeri ashte iKosoves prandaj nuk meriton sharje fyrje ofendime edhe nese nuk adhoroni apo nuke e votoni sepsea ashte i ketij populli Agaton Balaj · 5:30 O kamer man rrugulloje zerin Ali Rrustem Mleqani · 8:15 Po sen spo kuptohet bre Zulfi Zharku · 1:32 Zërimin nuk e keni në rregul, së paku kshtu po e qet ktu në Fb… Vahit Ibrahimi · 8:15 mos humbeni kohe kote, ska send nga kjo qe ju thoni. Sharr Sokoli · 0:00 Kurva flet per moral ( Respekt per kurvat qe pagujin tatim) Arben Advije Sejdiu · 13:37 Ky eshte sabotim per mos me ndegju populli kritikat per shtetin e korruptum. Dhe mbas kesaj konference dalin e thojn :kemi mbeshtetjen e ploté te aleateve tané… Toni Q Blakqori · 0:00 O president po mos ja qi nana bre po ku luftohet korrupsioni me korrupsion ti vet je korrupsion. Qysh bre ski marre ftyr. Meshir djali yt e shetiti gjith boten kurse une i pres me mall prind me ardh mem pa .? Tutu nga allahu se nje dit do te denoj keq… Zijadin Trupi · 2:28 Po ty maspari veten nburg fute hasho Getuard Gegaj · 5:26 AHAHAHAHAAHAHAHAHAHAHAHAHAHAAHAHAHHHAAHAHAHAHAHAAHAHAH
|
Be the first to comment