
Shkruan:
Xhafer Shatri
Ndërkohë bota është në një rrëmujë si në prag të Luftës së Dytë Botërore. Kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur një garë si sot për armatim.
Serbia është ndër vendet e para që prej disa vitesh po armatoset intensivisht.
Ndërkaq, paria e Kosovës po ka luksin për t’i zhagitë detyrimet e saj ndaj popullit dhe vendit deri në neveri.
Në fakt, 100 të zgjedhurit e shqiptarëve të Kosovës për Kuvendin e Republikës, po përpiqen të na bindin për çdo ditë se nuk e kanë merituar fare as besimin e as votën tonë.
Po na bindin se nuk i paskeshim zgjedhur për ta forcuar shtetin dhe institucionet e tij, por për ta shkatërruar atë deri në themel.
Ky diversion ditën për diell e ka një emër.
Besoj se çdonjëri prej jush që i lexoni këta rreshta e dini cili është ky emër
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment