LAMTUMIRË BACUK !

Shkruan:
Xhafer Shatri

Miq e dashamire, sot familja jone ka humbur njerin prej shtyllave te saj, Farukun e Bacit Haxhi.

Ai vdiq pas nje semundjeje te rende e te gjate.

Me Farukun kemi qene moshatare dhe e kam pasur shokun me te mire te femijerise. Kemi luejt bashke, kemi shku ne shkolle dhe i kemi ruajte bagetine.

Por nuk kemi bere sherre bashke, sepse Bacuku nuk e donte sherrin.

Sa here hijsha ner ose mbi udhe, e kjo nuk ka ndodhe rralle, ai ndalej aty per aty dhe me thoshte: Shoq, udhambare pa mu ! Dhe shkonte ne pune te vet.

Por jemi dasht shume.

Krejt jeta e tij ishte nje perpjekje stoike per ta ndihmuar familjen, per t’i shkolluar vellezerit dhe motren. Pa u ankuar e pa u merrol asnjehere !

Kurre nga goja e tij nuk ka dale fjala e pahijshme.

Nje jete te tere ka punuar ne Presen e metaleve, ne Fabriken e autopjeseve «Ramiz Sadiku», ne Peje. Shpesh edhe nga dy nderrime ne dite, deri ne sterlodhje. Me nje qellim te vetem: me e nxjerre familjen nga gropa e zeze e skamjes.

Kur ‘u prishen kapuçat’ dhe Kosova mori rrugen e pandalshme drejt pavaresise, Bacuku ishte pjese e Fondit te Republikes per Lagjen e tij, «7 Shtatori», ne Peje. Ka qene punetor i madh, kembengules dhe i ndershem deri ne perkryemje.

Me 24 mars, 1999, kur filluan bombardimet dhe masakrimi i popullsise nga hordhite serbe, Bacuku i ngarkoi teshe e koteshe dhe, para se me u nise per Rozhaje, i tha familjes;

Pritmni pak se me duhet ta kryej nje obligim.

I mori me vete 700 markat e fundit qe i kishte mbledhur per Fondin e Republike, dhe shkoi ne seline e tij, ne Peje, i dorezoi te hollat dhe u kthy ne shpi, e mori familjen dhe bashke me te boten ne sy.

Bacuku, si ne, te gjithe, qe me fat : E pa Kosoven e lire dhe iu gezu Lirise si pak kush tjeter.

Sa here kam shku ne Peje, ne ndonje shitore, ne ndonje ent, por edhe nese e kam ndale ndokend ne rruge per ta pyet per çkadoqofte, kur ua thoja mbiemrin me thoshin : çka e ke Farukun ?

U thoja me krenari te ligjshme : e kam vella !

Nuk ka ndodhur njehere te vetme qe te mos me flasin per te dhe me fjalet me te zgjedhura e me te mira.

Me te drejte !

Sepse Bacuku ishte me ka krejt: engjull!

I bëfte drite gjithmone shpirti i tij i bardhe!

Lamtumire, Bacuk!

Falemnderit per gjithçka e sidomos per ate se ku te ka shkele kemba e ke nderu’, si askush tjeter, veten dhe Familjen tone.

Ke me na mungu shume dhe sa t’jete jeta !

PS

Bacuk, nuk m’vjen marre me t’thane se tu i shkru keta rreshta po kaje si femije.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*