
Shkruan:
Xhafer Shatri
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, sipas të gjitha gjasave, për nga pesha politike është njeriu i dytë në Serbi. Babai i tij është me prejardhje nga Zubin Potoku i Kosovës, ndërsa e ëma është jevreje. Prejardhja e tij ëmësore e çoi Gjuriqin në Washington, ku po punon natë ditë për ta forcuar lobin proserb në Amerikë…
Me rastin njëvjetorit të Marrëveshjes në Washington, Gjuriq, në cilësinë e pjesëmarrësit i bën një analizë kësaj Marrëveshjeje. Po e përmbledh në disa pika:
Ekipi negociator i Serbisë ishte përgatitur seriozisht e me javë të tëra për këtë takim dhe kishte përgatitur përgjigje për të gjitha variantet dhe propozimet e mundshme.
Jimme O’Brajan dhe Riçard Grenell ia kishin dhënë delegacionit serb (A. Vuçiq, M. Gjuriq dhe S. Mali) një dokument, në të cilin, ndër të tjera, thuhej se Serbia duhej ta njihte Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur… Me ta marrë dokumentin, Vuçiq kërkon një zyrë të posaçme që delegacioni serb të mund ta shqyrtonte dokumentin.
Sipas Gjuriqit, ua kishin caktuar paraprakisht një zyrë të vogël 2X3 m, me një karrigë dhe tavolinë të vogël. Ndërkaq dritarja ishte mbyllur dhe e blinduar.
Aty Vuçiq, u thotë ndihmësve të tij se edhe nëse e presin me brisk ai nuk do ta pranonte dokumentin…
Vuçiq, posa del nga çelia, ua thotë shtetarëve amerikanë mendimin e vet. Dhe këta gjoja ishin stepur.
Pas një pauze prej një ore, dokumenti kishte ndryshuar krejtësisht.
Ndërkaq delagacioni i Kosovës, i kryesuar nga Abdullah Hoti që e kishin sjellur aty ne momentin e fundit dhe pa vullnetin e tij rrinte qetë dhe ndëgjonte frymëmarrjen e vet;
Në takim Serbia mori mbështetje të plotë për Minishengenin, të cilin edhe Kosova u detyrua ta pranonte;
Serbia e kishte nënshkruar Marrëveshjen me SHBA-në e jo me Kosovën;
Me Marrëveshje Kishës Ortodokse Serbe i garantohet e drejta në pronën e saj e sidomos Manastirit të Deçanit; ndërsa për Ujmanin, të cilin Prishtina e konsideronte çështje të mbyllur, u vendos të bëhet një studim;
Në verzionin e dokumentit për Serbinë nuk figuronte pika për njohjen e Kosovës nga Izraeli;
Për Sebinë ishte i rëndësishëm segmenti për moratoriumin lidhur me pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare;
Marrëveshja i mundësonte Serbisë fushë manovrimi, kohë dhe hapësirë të vlefshme për frymëmarrje, e cila u përdor menqurisht për forcimin e mëtejmë ekonomik, politik dhe ushtarak…;
Shënim imi:
Ua kujtoj lexuesve se sipas ekspertit më serioz për Ballkanin, Daniel Server, Marrëveshja e Vashingtonit nuk vlen “as sa letra ku është shkruar…“
Në pikëpamjen time e vetmja gjë e vlefshme për Kosovën e kësaj Marrëveshjeje është padyshim njohja nga Izraeli.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment