
Shkruan:
Besnik Krasniqi
Ishte e dhimbshme, e më shumë e frikshme, kur SHBA-ja na përjashtoi në 2023-n nga Defender Europe.
E dhimbshme po kështu, edhe kur Kosovës iu vunë masat nga BE-ja.
Ishte trysni për ta lënë ndikimin e Serbisë në veri. Por, presioni s’e sprapsi Qeverinë. Dhe, vjen dita kur edhe në veri ndryshon situata, e edhe partnerët sprapsen nga qortimet e ndëshkimet.
Prandaj, sot kur kemi tjetër realitet në veri, Kosova jo vetëm që merr pjesë në Defender Europe, por është shtet nikoqir i këtij ushtrimi ushtarak shumëkombësh, që e organizon SHBA-ja. Në qershor e nënshkruajmë në Pentagon me SHBA-në edhe Marrëveshjen kornizë në fushën e mbrojtjes. Përtej kësaj, sot janë heqë masat e para, nga ato që ka vënë BE-ja dhe me t’u ratifiku marrëveshja në Kuvend, i presim milionat e parë nga përfitimi gati njëmiliardësh prej Fondit të Rritjes.
Dhe, të mos harrojmë – për një mandat sa ishim nën presionin ndërkombëtar, serbët humbën shumçka e shumëçka fitoi Kosova.
Ata i humbën milicët e MUP-it që i kishin në Policinë e Kosovës. E humbën Radoiçiqin, bossin e veriut. I humbën do të rinj në Banjskë. I humbën bandat, bashkë me rrugët ilegale në kufi. I humbën altoparlantat. I humbën mjetet me të cilat kërcënonin e shantozhonin. E humbën fuqinë që e siguronin nga destruktiviteti e padëgjushmëria…
Braktisën institucionet, në shenj kundërshtimi të vendimit të Qeverisë për të mos leju në qarkullim automjete me targa ilegale të lëshuara nga Serbia. E sot asnjë targë ilegale serbe s’e gjen në veri. Ndërkaq, në Serbi qarkullojnë lirshëm automjetet me targa që kanë të ekspozuar flamurin e Kosovës e edhe denominimin e Republikës së Kosovës “RKS”.
Sot Serbia në kufi s’ta zëvendëson as letërnjoftimin me atë letrën, por e njeh për dokument atë që e lëshon Republika.
Serbia sot nuk ka në Kosovë as targa, as pllakata, as dinar, as banka…
Për rrjedhojë sot kemi shumë më shumë Kosovë në veri, sesa Serbi.
Po, ka pasur konsekuenca. Veçmas për kryeministrin.
Më së lehti ka qenë me defilu çdo javë nëpër kancelari. Me u përqafë e me u qaraveshë.
Kuptohet, me u shitë si kontribues stabiliteti, e me e lanë Serbinë me defilu nëpër Kosovë.
Po. Kryeministri u izolu. Edhe Kosova ka ndi pasoja. Por, ky uzolim po thyhet pa bërë kompromos në veri dhe pa e shtri qafën para Serbisë.
Pra, mësimi që morëm është se duhet me qëndru. Sepse, sot, miqtë po kthehen, e armiqve në veri e kudo në Kosovë u është ngushtu rrethi.
Burim: https://www.facebook.com/besnik.krasniqi.7140/posts/pfbid0yugS9WZSdcMK29ps73nZ2AGUyggFbS7R2hyN6go84hY1qLveVobz7Lwav2WVz5rWl
Be the first to comment