
Shkruan:
Xhafer Shatri
Autor i shkrimit është Qamil Zekolli, nga Bllaca e Suharekës, me profesion Mërgimtar i kahershëm në Belgjikë.
Qamilin e njoh qe nja 42 vjet. Është ndër burrat më të vendosur e atdhetarët më të qashtër që kam takuar në përpjekjet e përbashkëta për çlirimin e Kosovës.
Po e publikoj në vijim postimin e tij, me lutje që ta lexoni me vëmemndje dhe të mendoni seriozisht për përmbajtjen.
Lukunia e halabakëve të Kosovës, edhe Qamilin e Bllacës e quajnë gërnaç. Le ta quajnë si të duan, por ju që e lexoni këtë tekst dijeni se e ka shkruar Njeriu që e do Kosovën larg më tepër se vetvetën.
E ka dashtë dhe ka me e dasht gjithëmonë derisa t’i rrijë shpirti i tij e dëlirë në trupin sa një Lis.
IKA NGA 10 VJET BURG, DHE ERDHA NË BURG TË PËRJETSHËM
Gurbeti është burg i hapur, i cili po të kapi nuk të lëshon kurrë për së gjalli!
Më 21 janar 1980 kam dalë nga dera e shtëpisë ku kam bërë plotë 25 vjet. U largova nga gjiu i ngrohët familjar për të ngelur larg tyre përgjithmonë.
Kur kam ikur kisha gjyq ushtarak.
Ika prej dhjetë vite burg, por nëntëmbëdhjetë vjet e tetë muaj nuk jam kthye fare në atdhe. Mbas luftës në Kosovë, shita shtëpinë në Belgjikë dhe mora plaçkat (bibliotekën time familjare), dhe u ktheva… Por kisha harruar që mua më ishte bllokuar ora “12” , me akrepat njëri mbi tjetrin.
I huaj isha në Belgjikë, edhe më i huaj në Kosovë.
Pikërisht sot tridhjetë e nëntë vjet kam mbërri në Belgjikë dhe tani jam i bindur se edhe për së vdekuri nuk kthehem.
Për këtë kam vendosur vetë.
Atdheu ynë ka nevojë për njerëz të gjallë, të cilët kontribojnë, e jo për kufoma që e plehërojnë …
Pra ju që ikni sikur kam bërë edhe unë, pa marrë parasyshë arsyen që keni, pasi të kaloni gjithë jetën rrugëve të botës, pasi të kontriboni në mirëqenjen e shteteve ku jetoni dhe punoni, lejeni edhe kufomën aty dhe mos e dërgoni në atdhe, sepse po e përsëris:
Atdheu ka nevojë për njerëz të gjallë, të cilët kontribojnë, e jo për kufoma që e plehërojnë!
*
Be the first to comment