
Shkruan:
Xhafer Shatri
Para disa ditësh në Gjykatën Speciale, në Hagë, dëshmoi Naim Maloku, ushtarak i shkolluar, i burgosur politik, pjesëmarrës në tri lufta dhe veprimtar i paepur e me përvojë politike të jashtëzakonshme.
Dëshmia e tij ishte e saktë dhe e mbështetur në fakte të padiskutueshme.
Kur, historianët e mirëfilltë do ta shkruajnë një ditë historinë e Luftës së fundit në Kosovë, libri dhe dëshmia e Naim Malokut do t’ju hyjnë fort në punë, për realizmin, për dilemat, për udhëkryqet por edhe për të pathënat e dhimbshme.
Gjatë dëshmisë, Naim Maloku i plotësoi edhe më tej tezat që kishte ngritur në librin e tij për Luftën në Kosovë. Sidomos për karakterin vullnetar të funksikonimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe veçmas për hierarkinë e shkapërderdhur.
Naim Maloku, ishte dhe mbeti përgjithmonë një idealist i thekur i Kosovës. Ai, ani se me probleme serioze shëndetësore, edhe në Gjykatë, arrijti të pasqyrojë personalitetin e vet origjinal: intelektual i përgatitur, ushtarak profesionist dhe burrë i ekuilibruar e me vizion.
Jam krejt i sigurt se, në vitet që vijnë, Naimi do të zbardhë edhe shumëçka tjetër për vitet e tmershme të Kosovës 1998 dhe 1999 dhe për sjelljet kriminale të cubave në të dy krahët e “luftës”.
E sidomos për prushin nëpër të cilin, asokohe, u përcëlluan idealistët e Kosovës, e njëri prej tyre edhe ai vetë, sepse u detyruan të përballen me sabotime, ndërskamca, spiunime, diversione të neveritshme, deri edhe te vrasjet prapashpine, të të dyja llojeve: edhe me pendë edhe me plumba.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment