
Shkruan:
Edith Durham
Siç kemi parë, djegia e shtëpisë dhe gjobat janë dënimet e vetme të Kanunit . Megjithatë me vendim të Këshillit të tërë fisit, mund të jepet edhe dënimi me vdekje. NË SHKURT TË VITIT 1912, më njoftuan për një rast gjykimi në masë, i cili kishte ndodhur kohët e fundit në Mirditë. Një familje e bajrakut të Fandit, qysh prej një kohe të gjatë , ishte e njohur si keqbërëse, vjedhje, të qëlluar me armë,, me një fjalë, ishte bërë si njollë e zezë për fisin.
Një mbledhje e tërë krerëve dënoi me vdekje të meshkujt e familjes. U caktuan njerëzit që do t’i përgjonin dhe ditën e caktuar i kapën të gjithë.; po atë ditë, të gjithë sa ishin, shtatëmbëshjetë veta, i vranë. Njëri prej tyre ishte vetëm 5 vjeç, kurse një tjetër dymbëshjetë.
Kur unë protestova kundër një veprimi të tillë të vrasjes së fëmijëve të pafajshëm, më thanë: “Ishte gjak i keq që s’duhej lënë të përhapej më tepër.“
Kaq i fortë ishte besimi në trashëgiminë sa propozuan që të vrisnin edhe një grua të gjorë që ishte shtatzënë nga frika se mos lindte njjë mashkull e të ringjallte prapë të keqen. Mbi atë qëlluan tri herë, por plumbi nuk e mori. Atëherë ajo i ra në dorë një burri, të cilit i kërkoi mbrojtje. Ai e mori ne besë të vet dhe kështu, ajo shpëtoi.
Burim: “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve“ - Edith DURHAM
Be the first to comment