NJE PERGJIGJE PRESS KRONIKANIT DHE TE TJEREVE SI AI

Shkruan:
Xhafer Shatri

Shkrimi im i djeshem me titull Gozhdimi ne kryq i Nexhmedin Spahiut, ka ngjallur edhe reagime qe duhet te na shqetesojne te gjitheve. Une nuk kisha kohe t’i pergjigjem meritueshem çdo komenti, prandaj vendosa qe komentit te Presskronikanit dhe te disa tjereve qe shkruajne me nofka ose pa to t’u pergjigjem njeheresh.

Me disa prej jush kam leterkembyer edhe me pare per keso çeshtjesh apo te ngjashme, prandaj po te pergjigjem ty dhe te tjereve qe perpiqen te na imponojne mendesine mesjetare ne shekulli XXI:

1. Nese Nexhmedin Spahiu eshte sharllatan, atehere ne Kosove nuk paska inteligjence te mirefillte.

2. Nuk e kam mbrojtur Nexhmedin Spahiun, sepse, shyqyr, ai nuk ka nevoje per mbrojtjen time. Por kur i kam pare ta demonizojne me te gjitha termat madje edhe disa persona per te cilet e di dhe kam informata te sakta se kane marre pjese aktivisht ne perpjekjet per copetimin e Kosoves, kam reaguar jo per tjeter, por per te deshmuar se linçimi nuk kalon te të gjithë.

Ti, Press hamadreqi, je gazetar, ashtu si edhe Nexhmedin Spahiu, e pra ai dhe ti keni te drejte ta takoni edhe baben e dreqit me gjithe vjehrren e tij, pra edhe Marko Gjuriqin dhe te mos i jepni llogari njeriut te gjalle per ate pune.

Nese edhe ti nuk e kupton kete atehere, le gazetarine dhe merru me diçka tjeter.

Nuk linçohen njerezit duke u fshehur prapa nofkave, ose per t’i fshehur te palarat e veta.

Sepse ashtu ndotet opinioni, behet pis.

Mua po me vjen keq qe ti nuk e paske lexuar shkrimin tim me kujdes. Une aty iu kam kundervene me fakte qe une i njoh linçimit frontal te nje njeriu qe per arsye te vetat, jam i sigurt profesionale, dhe ne emrin e vet, e ka takuar ministrin serb te puneve te jashtme.

Eshte e drejta e tij. Dhe ai kete e ka bere publike menjehere.

A ulesh ti me mendu se eshte absolutisht e palejueshme qe nje njeriu qe i mbron bindjet e tija publikisht dhe permes tyre deshmon lojalitetin absolut ndaj Republikes se Kosoves, ndaj kufijve dhe sovranitetit te saj, nuk ke te drejtë te peshtyejsh mbi te dhe ta shpallesh tradhtar. Pa asnje aergument!

Kjo eshte veper penale, o zotni!

Ka plot gjera qe nuk pajtohem me Nexhmedin Spahiun, me ty ose ate tjetrin, por kjo nuk me jep te drejte me te damkos qofte ty, qofte ate apo kendo qofte tjeter si njeri te Serbise.

A jeni ne veti more ju ? A e dini se jemi ne shekullin XXI ? A e dini se shkrimi eshte pergjegjesi, eshte moral, eshte liri, eshte vlere, eshte deshmi, eshte faqe historie dhe askush nuk ka te drejte t’i keqperdore mediet, pra as rrjetet sociale, per te krijuar gjithandej ne Kosove klime gjuetie ne shtriga ?

Dhe krejt kjo nga nje inercion destruktiv dhe per inate e motive krejt personale.

A uleni ju, qe peshtyeni e villni vrere kaq lehte, me mendu se neser edhe ju vete mund te beheni objekt linçimi vetem pse nuk jepni selame majtas e djathtas, vetem pse keni pikepamjet tuaja dhe perpiqeni t’i mbroni ato?

Kjo sjellje eshte keqperdorim flagrant i lirise dhe e rrezikon Kosoven seriozisht.

E ben nje vend qe me fitu bota pershtypjen se ketu, ne kete toke qe edhe drunjte ia ka tha robnia e gjate, s’ka ardhmëri sepse «te gjithe jane kunder te gjitheve»!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*