SI MA KENI QEJFIN, O MIQ E MIKESHA ?

Shkruan:
Xhafer Shatri

A mos jeni bërë xeher me mbledhjet provokative e të neveritshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sa ta harroni edhe Ditëlindjen e Gjergj Kastriotit (Duke i shkruar këta rreshta më shkoi mendja: athua a mos lidhet, 6 maji, Dita e Shën Gjergjit me Ditëlindjen e Shqiptarit më të Njohur e më të Nderuar? Nëse është kështu athua pse ndryshon data vetëm për një ditë…) ?

A mos jeni zhgënjy nga rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri sa ta harroni pranverën që na ka gëzu?

A mos jeni frikësu nga parada e Putinit në Moskë, sa ta harroni edhe Ditën e Nënave?

Nëse ju ka ndodhur kjo, dijeni se do të më zhgënjeni çdonjëri e çdonjëra prej jush.

Në këtë rast, nuk di çka t’ju them tjetër, veçse merrni frymë thellë e kqyrne qiellin përpjetë!

Dhe kështu e bashkë të dëshmojmë se jemi iliriane-ë !

Nëse nuk keni harru’, ata, të parët tanë, kur lodheshin nga budallakitë dhe hipokrizia e prijësve të tyre ose kur i kërcënonte ndonjë rrezik, i luteshin Diellit që e konsideronin mbret të fatit të tyre dhe i thoshin :

Ndihmona pak, o Jetë, se vdekjen dimë ta bëjmë vetë.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*