TRE SERBË PËRDHOSIN KULTET JEVREJE NË PARIS

Shkruan:
Xhafer Shatri

Vikendin që shkoi disa persona të veshur me petka të zeza, në orët e hershme të mengjesit përdhosën Memorialin e Shoas, dy sinagoga dhe një restorant jevrej në dy lagje të ndryshme të Parisit.

Në fakt, serbët përdorën ngjyrën e gjelbër për t’i mbuluar muret e sinagogave dhe simbolet jevreje në to, ndërsa në Memorialin e Shoa-s, krahas yllit të Davidit, i përdhosën me ngjyrë të gjelbërt pllakat me emrat a martirëve jevrej.

Sipas autotiteteve, serbët kishin vepruar «për llogari të një fuqie të jashtme», konkretisht të Rusisë me qëllim të destabilizimit dhe kompromentimit të Francës.

Për shkak të mbështetjes pa rezervë të Ukrainës në luftë kundër agresionit rus, Franca dhe presidenti Macron janë bërë objekt i një lufte hibride sistematike të shërbimeve sekrete të Putinit.

Sipas autoriteteve, kjo është hera e tretë brenda 3 viteve të fundit që shërbimet ruse, duke u shërbyer me argatë moldavë, bullgarë dhe serbë përdhosën kultet jevreje në Francë.

Ky diversion ruso-serb, është diabolik edhe për faktin se kishte për qëllim t’i demonizojë francezët me origjine arabe dhe ta paraqesë Francën si vend ku lulëzon antisemitizmi.

Serbët e arrestuar rrezikojnë të dënohen me shumë vjet burg.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*