
Shkruan:
Xhafer Shatri
Shteti më i vogël, por më i fuqishmi në botë, Vatikani, ka bërë një hap vendimtar drejt njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Papa Leoni i XIV e ka emruar Ambasadorin e ri të Vatikanit në Slloveni që të jetë përfaqësues i Vatikanit edhe në Kosovë.
Njëherit është çelur rruga drejt hapjes së sigurtë të Përfaqësisë së Kosovës në Vatikan.
Këto i konfirmoi Peshkopi i Beogradit Kardinali Vladislav NEMET, në një intervistë për gazetën « Danas ».
Me këtë rast, ky personalitet autoritativ përmend edhe një shëmbull fort të djegs për Serbinë. Në pyetjen pse ende manastiret serbe në Kosovë i ruan Kfori, ky përgjigjet:
Sigurisht se Kfori do t’i ruajë edhe në të ardhmen manastiret serbe për shkak të gjendjes së tendosur. Por, mendoj se edhe pala serbe nuk ka vepruar menqurisht kur ka lejuar që Manastiri i Banjës të shfrytëzohet si bazë e grupeve të armatosura…
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment