
Shkruan:
Xhafer Shatri
Sot paskesh vdekur Hysen Gega, veterani i shquar i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës;
mërgimtari, i burgosuri politik e luftëtari i paepur për liri e bashkim kombëtar.
E kam takuar disa herë: Ishte një burrë fjalëpak, i përcaktuar shqiptarisht dhe modest e i vendosur sa s’ka ku shkon mà.
Ngushëllimet e mia vëllazërore familjes dhe shokëve të tij të luftës e të përpjekjeve.
Le t’i ngushëllojë fakti se Hysen Gega e pa me sytë e tij dhe e preku me dorën e vet Kosovën e lirë, frytin e përpjekjeve të tij gjithjetësore.
Do të na mungojë të gjithëve e gjithëmonë!
Lavdi e përjetshme kujtimit të ndritshëm të Hysen Gegës!
Burim: https://www.facebook.com/xhafer.shatri/posts/547237313068079
Be the first to comment