
“Për ti shpëtuar Speciales ishte në gjendje të bëjë gjithçka, madje edhe që të ndikonte ne politikat strategjike për rajonin, në përçarjen mes BE-s dhe SHBA-ve. Mirëpo në këtë përpjekje duket që nuk ka sukses. Të gjitha veprimeve të tij duket që po ju vjen fundi i turpshëm. Shqiptarët po i hetojnë me detaje “marifetet” lojnat e tija, që i ka bërë në të kaluarën, kryesisht për përfitimet e tij të ulëta, edhe kur janë vrarë njerëz, që në shumë raste i përshkruhen edhe veprimeve të tija. Tani do të del e vërteta në shesh për të, sa që edhe ata që dikur betoheshin në të, do të dëshpërohen sepse për shumë veprime që i ka bërë në dëm të shtetit të Kosovës, do të mbetet në histori si Esat Pashe Toptani i dytë”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.
Projekti i fshehtë, i shumë përfolur, madje i bërë edhe publik si dokument i akorduar në parim mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit, si draft marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me korrigjim të kufijve ekzistues, shkëmbim territoresh, përveç se është kundërshtuar nga vendet më të fuqishme në Evropë, të prira nga Gjermania, Anglia dhe Franca, tani më po kundërshtohet edhe zyrtarisht edhe nga SHBA-të, shteti më i fuqishëm aleat i pavarësisë së Kosovës. Duke parë këtë situatë të krijuar së fundi, bazuar në një deklaratë speciale, të lëshuar për medie nga i dërguari i posaçëm i i presidentit Amerikan për Kosovën Richard Grenel, përmes së cilës është mohuar të ketë një projekt për ndarje, shkëmbim të territoreve, si projekt marrëveshje që do të diskutohet në dialogun me Serbinë ekspertët e sigurisë dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend theksojnë se më këtë demant tani po vjen një izolim i madh ndërkombëtar ndaj Hashim Thaçit, si nga BE-ja edhe nga SHBA-ja, për shkak të përpjekjes së tij që me shkëmbim territoresh, në kundërshtim edhe me interesat e aleatëve, ti shpëton Gjykatës Speciale. Për këtë situatë të re të krijuar, qartësim të plotë të pozicionit amerikan, për Kosova Sot Online ka folur eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava, sipas të cilit, ngadalë por sigurt po vjen fundi i turpshëm i karrierës politike të Hashim Thaçit për shkak të manovrave që ka bërë deri më tani, duke provuar që me projektin për shkëmbim territoresh ti shpëton Speciales, dhe të ndikon edhe në politikat strategjike për rajonin, në mes të BE-s dhe SHBA-ve, veçmas për çështjen e Kosovës, në dëm të saj.
“Me zhvillimet politike të fundit rreth çështjes së Kosovës, e ku protagonist kryesor është Hashim Thaçi, me politikat e tija antishtetërore, fillimisht rreth çështjes së demarkacionit dhe tani asaj të korrigjimit, shkëmbimit të territoreve me Serbinë, qartë po shihet se qëllimi i tij, ka qenë dhe mbetet për të bërë pazare edhe me territor për ta shpëtuar veten nga akuzat e Dik Martit, nga Gjyqi Special. Sjellja e tij ed deritanishme në rrafshin diplomatik, në dialog me Serbinë,ka treguar se ai është në gjendje të falë territore, të krijon edhe komuna hibride në favor të Serbisë, nëse Vuçiç i garanton që do ta shpëtoj nga ato akuza që e presin në Gjykatën Speciale”, thotë analisti dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.
Kundërshtimi i hapur dhe demanti amerikan, edhe nëpërmes Richard Grenellit rreth opsionit të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, sipas Hajrullaj Tërnavës është një humbje e madhe në karrierën politike të Hashim Thaçit, një nokaut vdekjeprurës nga i cili nuk do të mundë të këndellet e të rehabilitohet kurrë sepse loja me harta po shihet që ka qenë lojë e kurdisur vetëm mes Thaçit dhe Vuçiçit. “Tani si po duket edhe kësaj loje të Thaçit me ato vizatimet e hartave për shkëmbim territoresh, po i vjen fundi sepse dolën në shesh shumë përplasje mes Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të lartë të BE-së rreth projektit marrëveshjes së fshehtë Thaçi Vuçiq, për opsionin e ndarjes së Kosovës, dhe fillimit të izolimit të ri nga BE-ja. Tani është e qartë se po vjen edhe momenti kritik i izolimit dhe kundërshtimit të njëjtë edhe nga Amerika”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.
Kjo tradhti e Hashim Thaçit, sipas Hajrullah Tërnavës, do të mbetet njollë e zezë në historinë e shqiptarëve të Kosovës.
“Për ti shpëtuar Speciales ishte në gjendje të bëjë gjithçka, madje edhe që të ndikonte ne politikat strategjike për rajonin, në përçarjen mes BE-s dhe SHBA-ve. Mirëpo në këtë përpjekje duket që nuk ka sukses. Të gjitha veprimeve të tij duket që po ju vjen fundi i turpshëm. Shqiptarët po i hetojnë me detaje “marifetet” lojnat e tija, që i ka bërë në të kaluarën, kryesisht për përfitimet e tij të ulëta, edhe kur janë vrarë njerëz, që në shumë raste i përshkruhen edhe veprimeve të tija. Tani do të del e vërteta në shesh për të, sa që edhe ata që dikur betoheshin në të, do të dëshpërohen sepse për shumë veprime që i ka bërë në dëm të shtetit të Kosovës, do të mbetet në histori si Esat Pashe Toptani i dytë”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online” .
Burim: https://www.kosova-sot.info/lajme/455073/akuzon-eksperti-i-sigurise-hashim-thaci-esat-pashe-toptani-2-i-kosoves/
Be the first to comment