
Shkruan:
Xhafer Shatri
Miq të nderuar më duhet ta ndaj me ju nje sekret publik:
Edhe mua më ka ndodhur si Kosovës me çnjohjet. Por nëse me çnjohjet e Kosovës është marrë gjatë, aktivisht dhe duke derdh pare me thasë, Serbia e ministri i saj, Daçiq, me çnjohjet e mia është marrë Elmi Reçica, alias Elmi Pyka me rrjetin e tij të Shikut.
Dhe këtë po mos të ma thoshte Shkumbini, miku im i FCB, Korabi dhe një Shoq i moqëm, nuk do ta merrja vesh kurrë!
Sot, në mëngjes, duke shkuar në punë, djali më tha: me faqen dhe profilin tënd në Fejsbuk po ndodhë diçka e çuditshme: Mbrëmë në profilin tënd kanë qenë 240 j’aima (like), ndërsa sot ishin 220!
Ndërsa, unë, tuj qenë me mend krejt tjetër kund, ia futa kot: çka ka të keqe këtu?
Djali: Ti quaje si të duash, por kjo do të thotë se nga personat qe e kanë pëlqyer dje shkrimin tënd kushtuar Elmi Reçicës, brenda natës 20 prej tyre i kanë rënë pishman!
Unë: Hahahahahahahaaaaaa, po kësaj i thonë çnjohje, o djali jem! Çfarë gallate…!
Për të qenë i saktë me ju, unë jam rishtar në rrjetet sociale. Dhe, besomëni, ende edhe sot, unë, kur i shkruaj shkrimet, njëri prej djemëve të mi i poston. Më kanë mësuar keq, qe besa! Prandaj shumë rrallë ose fare nuk e kqyri as faqen e as profilin tim në Fejsbuk. Ata merren me atë punë. Janë të rinj dhe kanë kohë e energji…
Prandaj ky mësim i vonuar me çnjohjet!
Hiç më larg se sot edhe dy raste të ngjashme:
– Një Shoq i moçëm po më tregon se parmbrëmë, në orën 23h15, pra vetëm 15 minuta pasi e kisha postuar shkrimin për Elmi Reçicën, e kishte thirrë një i njohur i tij, nga Kosova, përndryshe myhyb i Elmi Pykës. Dhe i kishte thënë, pse bre, Xhaferi, në kohë zgjedhjesh ka shkruar aq keq për Elminë, aq më tepër kur Elmia ka respekt për të…?!
…
– Ndërsa Korabi, një miku im i vjetër, ma kishte dërguar një email me këtë përmbajtje:
Pershendetje Baci Xhafer,
Botasot.info e largoi shkrimin tend “Baroni i Prontomafisë“, si duket Elmi Reçica, alias Elmi Pyka, e paska ne grusht pronarin e Bota sot ne Zvicer.
…
https://www.botasot.info/opinione/1501782/baroni-i-prontomafise/
Gjithe te mirat,
Te fala,
Korabi
PS
Tash ju, miqtë e mi, tregomëni se kujt duhet t’i ankohem unë për këtë formë serbe të çnjohjeve: kryeproprokurorit, Aleksander Lumezi, shefit të Natos, Jens Stoltenberg, AIK-ut apo KMLDNJ-së?! Këtë të fundit po e shlyej menjëherë, sepse aty Elmi Pyka e ka vazhdimisht dorën e djathtë të tij…
Jam në hall, prandaj, ndihma dhe këshillat tuaja janë fort të rëndësishme për mua.
Mos u kurseni: o sot, o kurrë!
Sepse të gjitha i kam pritur e përjetuar, por çnjohja qenka vërtetë thikim nën brez!
Haj medet! Haj medet!
Miq të nderuar, nëse është e vërtete fjala e moçme se miku i mire dëshmohet në ditë të vështirë, atëherë, mos u kurseni. Unë mbetem në pritje të ndihmës dhe këshillave tuaja të çmuara!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment