Gebellsi i Millosheviqit

Shkruan:
Xhafer Shatri

Asgjë të re në Serbi, do të thoshte Remarku. Sepse atje po vazhdon avazi i viteve nëntdhjetë… Serbia zyrtarisht e publikisht mbron, nderon dhe lartëson kriminelët e dënuar për gjenocid e krime monstruoze… Ajo për çdo ditë e në të gjitha format dhe mënyrat nënçmon, kërcënon dhe fyen popujt e tjerë…, Serbia publikisht po armatoset dhe po bën përgatitje për luftëra të reja…
Dhe nuk është çudi, sepse ministri i dikurshëm për medie i Millosheviqit, Gebellsi i tij, tash është predsednik me emrin Aleksandër Vuçiq.
Ky propagandist i rryer dërdëllitë tërë ditën e Zotit; jep intervista, bën komente, jep vlerësime e polemizon me krejt botën pa u ndal kurrë. Taman si çakalla e mullirit.
Retorika e Vuçiqit, në formë e në përmbajtje, i ngjan nguljes së gozhdave në tru.
Ai ashiqare i ka vënë vetës për detyrë ta realizojë në paqe atë që shefi i tij, Millosheviqi, nuk ia arriti ta realizojë dot me luftë; ta ndajë Kosovën, t’i bashkangjesë Serbisë gjysmën e Bosnje e Hercegovinës, ta aneksojë Malin e Zi…
Është për t’u habitur pse Fuqitë e Mëdha Perëndimore asnjëherë deri sot nuk ia kanë treguar vendin këtij luftënxitësi të rrezikshëm.
Aq më tepër kur dihet botërisht se moto e politikës dhe propagandës së Aleksandër Vuçiqit ka qenë dhe ka mbetur stratagjema e njohur e Gebellsit:
“Forma më efikase e bindjes është kur nuk e kupton fare se po te bindin.”
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*