Grusht shteti me porosi nga Grenell ishte një atentat ndaj demokracisë dhe një lufte për ndarje të Kosovës

Shkruan:
Ramazan Bekteshi

Qeveria Hoti erdhi në pushtet në rrethana të turpshme që do të hy në analet e shtetit të Kosovës si një pike e errët. LDK-ja e Isa Mustafës e uritur për pushtet nuk zgjodhi mjetin edhe herën e fundit kur erdhi në pushtet qoftë edhe me faqe të zezë. Ata zgjodhën rrugën e kuislingut për tu bërë vegël Grenellit e që me kërkese të tij të rrëzojnë qeverinë Kurti I, qeverinë më jetëshkurtër të Kosovës edhe pse me vota legjitime.

LDK-ja, partia që identifikohet si simbol i pavarësisë së Kosovës nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, por që nga ardhja në krye të LDK-së Isa Mustafa, ajo jo vetëm që nuk shijoi asnjë fitore të vetme, por ishte shndërrua në një vasale e turpshme e Thaçit dhe PDK-së. Gjithë atë trashëgimi për shtet formim e shtet ndërtim, Isa ia kalon PDK-së dhe Thaçit dhe nuk është rastësi se në kohën e qeverisjes së tij me Thaçin ndodhin edhe tradhtitë e mëdha kombëtare si dhe plaçkitjet e shekullit. LDK, tani pa Isën, duhet të vazhdoj me reforma dhe mos t’i lë ata që e dëmtuan partinë, sërish të flasin në emër të saj, sepse ajo është në rrugë të rikthimit.

Rishfaqa e Arben Gashit tani me një deklaratë të re që e zëvendëson atë të parën kur thoshtë se Albin Kurtin e rrëzuam sepse ai shkarkoi Agim Veliun, me një deklaratë më të re thotë se “Grenell na tha që ta rrëzojmë Kurtin për 7 ditë”. Pra, pranimi i tradhtisë publikisht i udhëheqësit të grupit parlamentar të LDK-së nuk është një lajm befasues por një pranim i komplotit që ndodhi në kohë pandemie, të shtyre nga një politikan anti-shqiptar siç është Grenell.

LDK-së sikur nuk i mjaftuan të gjitha poshtërimet që ia bënte Kosovës Grenell, me bullizmin e tij neveritës, frikësimin me tërheqje trupash nga Bondsteel-i duke e angazhuar edhe djalin dhe dhëndrin e Trump-it në këtë aferë, duke u kërcënuar me sanksione dhe mohimin e fondit të mileniumit, duke e barazuar viktimën me agresorin, duke e përkrahur haptas Vuçiqin në njërën anë, por rrëzim të Kurtit në anën tjetër.

Kurthin e Grenell-it s’deshi ta kuptoj autokrati Isë, i uritur për pushtet të përhershëm, e bënë grusht shtetin me porosi në kohë të zymtë pandemie për ti siguruar vetes pushtet edhe me ndihmën e dy ish-komandantëve, me kryetarin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, ku të dy natën vonë, si hijet e natës, vizituan deputetin e Nisma-s, për të siguruar votën e vetme për të bërë Hotin kryeministër të turpit, që do të rrezohej po ashtu shpejtë e me faqe të zezë, duke i shkaktuar LDK-së dëme të mëdha e deri te rrudhja në 12%, padrejtësisht.

Thaçi ashtu si që e kishte instrumentalizuar më herët Isën dhe Haradinajn, duke i bërë të dy kryeministra edhe pse si humbës, vetëm për ti shty agjendat e tij makabre, edhe në rastin e tretë Thaçi punoi fort që edhe një tjetër humbës i zgjedhjeve (Hoti) sërish ta bënte kryeministër të vendit për ta përfunduar misionin e tij në Shtëpi të Bardhe, ku politikisht do të përfitonte edhe Thaçi edhe Trump. Por, këmbëngulësia e opozitës kosovare, BE-së dhe Senatit amerikan bënë që i gjithë ky skenar i rrezikshëm të abortojë mbi qiellin gjerman, e Thaçi, Vuçiqi e Trumpi të mbesin pa marrëveshje dhe pa çmimin Nobel për paqe që e kishin lakmuar aq fort. Edhe gazetarja Sabrina Çudiq pohon se edhe Palmer (dhëndër serb) punonte për ndarje, ajo thotë se derisa ishte në bisedë të pakëndshme me z. Palmer ambasadorja Vlora Çitaku i del në mbrojtje atij duke thëne: “Pse po ndërhyja në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë”. Megjithëse, Grenell, Palmer, Bolton u munduan fort ta fshehin këtë realitet nga publiku, vazhdimisht rrodhën informata për biseda të fshehta, si kjo e gazetares boshnjake Çudiq.

Politikanet tanë, tani më në opozitë, gjithmonë luajnë me sentimentin e qytetarëve tanë për Amerikën. Sa herë që refuzohet një politikan amerikan, politikanët nga PDK e LDK në emër të pro-amerikanizmit i kundërshtojnë dhe i shajnë ata që veprojnë e i kundërshtojnë veprimet e politikanëve amerikan si ne rastin e bullizmit të Grenellit, apo kur Jared Kushner, dhëndër i Presidentit Trump apo Trump Jr., djali i Presidentit e kërcënonin Kosovën me Fondacionin MCC si dhe me tërheqje trupash. Në politikë presione të të gjitha natyrave ndodhin dhe me të dobëtit dorëzohen lehtë si që ka qenë rasti me PDK-në e LDK-në gjatë negociatave fatale për Kosovën.

Për të qenë real, sot në Amerikë nuk është çdo gjë pro-shqiptare dhe pro-kosovare si që mendojnë disa politikane tanë shkurtë pamës e servil, Amerika është një shtet demokratik dhe të gjitha grupet etnike që jetojnë këtu mund të lobojnë për rrënjët dhe vendin e origjinës, ashtu si që bënë shqiptaro-amerikanët me dekada, dhe me krenari mund të themi se, në këtë luftë shqiptarët triumfuan, jo vetëm pse e drejta ishte në anën e tyre, por sepse u organizuan dhe sakrifikuan shumë.

Burim: https://www.facebook.com/ramazan.bekteshi.7/posts/956031985124810

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*