Lamtumira e fundit

Shkruan:
Xhafer Shatri

Te dashur miq e familjar,

Jemi tubuar sot dhe ketu per t’ia thene lamtumiren e fundit njeriut, vellait, familjarit dhe mikut tone te perbashket Shemsi Shatrit, alias James Stern.

Shemsiu vdiq me 15 prill 2022, por, ne fakt, ai ishte vrare 36 vjet me pare, ne nje dite te ftohte dimri te vitit 1986, kur ai dhe familja prisnin te vinte nga ushtria vellai e idoli i tij Hakiu. Fati ishte i pameshirshem, sepse ne vend te Hakiut erdhi lajmi i kobshem se ai kishte vdekur ne rrethana shume te dyshimta, mu ne diten qe lirohej nga sherbimi ushtarak.

Aty e tutje jeta e Shemsiut mori nje kahje te tmershme, nje rruge te shtruar me revolte e me trishtim. Ideja e vazhdueshme e ketij rrugetimi te mundimshem e me kryq ne shpine, ishte nje thirrje vdekjes:

“Eja merrem, çka po prêt?!”

Dihet boterisht se ky krim i kryer nga shteti ishte kryeshkaku i tragjedise se Shemsiut dhe i tere Familjes.

Per t’i perballuar ketij kryqimi Shemsiu gjeti ngushellim ne alkool, i cili me teper ishte nje ilaç harrimi se sa nje rruge shpetimi.

Kjo drame familjare pati ndikim substancial ne trajektoren e jetes se tij; nga nje djaloshi qe e adhuronin te gjithe e paperjashtim, nga nxenesi i shkelqyer i gjimnazit te Istogut dhe studenti i dalluar i Universittit te Prishtines nuk mbeti as hija e tij. Keshtu, gradualisht, Shemsiu u kthye ne nje boem te pandreqshem dhe e tere jeta e tij u kthye ne nje makth te vertete.

Ikja nga Kosova qe e kishte mbulu te teren pelerina e robnise doli te ishte e vetmja zgjidhje po qe nuk solli diçka te re, pos njohjes me nje vajze hebraike qe beri te pamunduren per ta kthyer Shemsiun ne binaret real e racional te jetes. Por ishte e pamundur, sepse shpirti i Tij i ndieshem ishte vrare kahere dhe pergjigthmone. Dhe, per me keq, atij i ishte çakerdisur keq busolla e jetes, sepse, te shumten, jetonte vetem sot per sot dhe vetem aty per aty.

Sidoqofte, ne dritehijet e jetes se tij pati edhe çaste te rralla dritesie kur shperthenin idete largpamese dhe vinte ne shprehje inteligjenca e talenti i tij krejt i veçante.

Ne keso rastesh ai e donte jeten, i donte njerezit e tij dhe perpiqej me mish e me shpirt ta ndihmonte çdo njerin qe kishte nevoje pavaresisht se nga ishte dhe kush ishte.

Dikur vone vendosi te martohej dhe u be prind i nje femije te mrekullueshem, Eitanit. Ishte ky momenti vendimtar, kur pritej qe jeta e tij, me ne fund, te vihej ne binare. Por mu ketu tragjika e tij merr nje dimension tjeter: diagnostifikohet me kancer.

Kjo semundje e tmershme ia griu trupin e lodhur disa vjet rresht deri sa e solli ketu ne kete paradhome te varrit, ku kemi ardhur t’i themi pergjithmone lamtumire.

Ne perballje me semundjen doli ne pah karakteri i forte i Shemsiut: mos me gjimu dhe mos me u anku asnjehere per fatkeqesine qe i kishte rene mbi koke.

Muajt e fundit te jetes se tij i gjasonin anijes se shkallmuar qe po i afrohej portit, por ishin muaj te qete reflektimi, leximi e perafrimi. Ani se nen hijen e vdekjes, ishte privilegj te bisedosh me te per gjerat me te ndryshme; per muziken, per historine, per letersine, per psikologjine, per filmin e deri edhe per golfin. Ne keto lemi, ai kishte njohuri te thella qe i kombinonte me pervojen e nje jete te jashtezakonshme.

Krahas kesaj gjithnaje, Shemsiu nuk harronte asnjehere t’i marre gjerat me humor deri ne sarkazme, gjithnje duke bere veten objekt humori. Si per shembull:

“Toka per mua sherben vetem me ece neper te. Le ta punoje kush te doje. Kete e bejne zakonisht ata qe nuk jane per pune me te meqme.”

“Edhe puna, cilado qofte ajo, qe nuk e ka Zot trurin, per mua nuk ekziston.”

Ne kilometrin e fundit te udhetimit te tij te mundimshem, Shemsiu i kishte shtruar vetes vetem nje detyre ultime: te vdiste me dinjitet.

Duke menduar per kete gjakim te tijin vihet te perfundimi se vertebralja e kodit te tij moral ishte krenaria. Krenaria e te qenit ashtu siç ishte: njeri qe nuk i nenshtrohej asnje Kodi, asnje Autoriteti, asnje Rregulli qofte ai edhe planetar!

Per Shemsiun, si per pak kend tjeter, mund te thuhet se jetoj dhe vdiq si njeri i lire, jashte normave dhe jashte dogmave!

Ne fund, te dashur familjar e miq, po e perfundoj kete fjale rasti me poezine e njerit prej poeteve me te medhenje te globit. Me poezine e boemit te famshem Sergej Jesenin. Kete poezi e pati perkthyer nga rusishtja ne shqip, ketu e 95 vjet me pare, poeti e intelektuali i madh shqiptar, Esat Mekuli.

Lamtumirë, miku im, lamtumirë

O, i dashur, të mbaj mu në gji.
Ndamja e caktueme, prape premton takim,
u premton njerëzve bashkimin e ri.
Lamtumirë, mik, pa fjalë t’idhta e pa shtrëngim dore,
mos e mrrol dhimshëm ballin,per mu mos vajto
se n’këtë jetë me vdekë nuk asht gja e re,

por as me jetue s’është më e re, beso

Au revoir, mon ami, au revoir,

Dans mon cœur, je te garde à jamais.
C’est une autre rencontre plus tard
Que l’adieu fatidique promet.
Au revoir, mon ami, sans mots, sans soupirs,
Que tes sourcils ne s’affligent pas trop:
Il n’est pas neuf ici bas de mourir,
Mais vivre, bien sûr, n’est pas plus nouveau

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*