Negociatat me Serbine dhe tallavamediet e Kosoves

Shkruan:
Xhafer Shatri

Ka kohe qe jam sqimtar me mediet. Nuk lexoj dhe nuk percjelle lloje lloj mediesh, nuk humbi kohen time me pallavrat e anal-isteve e mercenareve te ndryshem qe kane vetem nje qellim: ndotjen e opinionit.

Keto dite bera nje perjashtim: desha ta percjell pasqyrimin e negociatave te fundit me Serbine ne Bruksel nga mediet e Kosoves.

Mbeta pa tekst, nga keqdashja dhe keqintepretimi i qellimshem i huliganeve te ndryshem qe jane kthyer ne argate te dreqit… qe peshtyejne mbi çdo perpjekje serioze per te miren e pergjithshme dhe mbi çdo vlere te Kosoves.

Po ndalem te disa nga tezat e tyre mercenare:

  1. Kosova, ne negociatat me Serbine,  duhet ta kete nje delegacion gjithperfshires;
  2. Delegacioni yne ne keto negociata duhet te jete me i matur dhe mos ta provokoje bashkesine nderkombetare;
  3. Kurti me qendrimet kokeforta po e largon liberalizimin e vizave;

Po ju pergjigjem pike per pike:

1. Ne pikepamjen time, tendencea per “Delegacion gjithperfshires“ eshte perpjekje per rrenimin e shtetit. Pse mbahen zgjedhjet? Per te pasur nje qeveri qe pasqyron vullnetin e nje populli. Si e tille prandaj, qeveria edhe ne keto negociata e pasqyron dhe e shpreh kete vullnet.

Sa here qe Kosova ka pasur “delegacione gjithperfshirese“, që me dukeshin si nje thes me brire deshesh, eshte ndare e demtuar.

Qeveria nuk ka vetem mandatin e legjitimitetin, por edhe pergjegjesine t’i udheheqe negociatat. Per kete edhe Gjykata Kushtetuese e ka dhene mendimin e vet.

Natyrisht, ekspertet e fushave te ndryshme, jane te domosdoshem dhe ata perzgjidhen per ta ndihmuar delegacionin me idete dhe ekspertizat e tyre. Por ata jane vazhdimisht ne prapavije. Punojne nate e dite per kete qellim. Por roli i tyre perfundon ketu.

Meqe po flasim per eksperte, ne pikepamjen time duhet angazhuar edhe ekspertet me te mire qe i ka bota dhe per kete qellim nuk duhet kursyer asgje.

Praktika e “delegacioneve gjithperfshirese“, ne fakt është perpjekje e atyre qe duan ta ndajne pergjegjesine edhe per marreveshje antikombetare, siç ishte ajo qe u nenshkrua me 2013 dhe ajo tjetra, edhe me e zeze se e para, me 25 gusht 2015.

Pjese e ketyre fare delegacioneve behen vetem ata qe kete e shohin si mundesi per te qene kudo, pavaresisht kostos qe mund te paguaje vendi per keso kompromisesh te rrezikshme.

2. Delegacioni i Kosoves shkon ne negociata jo per t’u pelqyer ndermjetesuesve apo kujtdoqofte tjeter, por per t’i mbrojtur interesat e vendit te vet. Kjo eshte detyra e tij. Ne negociata duhet te shkosh dhe te sillesh vetem si i barabarte, perndryshe nuk te lajne as Drini, as Buna.

Te gjithe e dime, madje edhe ata qe po mbarohen anglez, se Kosova ne bisedimet me Malin e Zi per kufijte dhe ne negociatat me Serbine eshte demtuar rende. Dhe kjo praktike nuk guxon te perseritet me.

Delegacioni aktual i Kosoves eshte ne pozite shume te keqe, jo per shkak te qendrimeve te shperfaqura, por sepse duhet t’i riparoje demet e medha qe i jane sjelle vendit ne marreveshjet e gjertanishme.

 Te shkosh te bisedosh me Serbine dhe te mos ia thuash troç ato qe ia ka bere Kosoves, nuk eshte vetem hipokrizi, por edhe faj i rende. Te besosh se plaga mund te sherohet pa u pase dizinfektu mire, duhet te jeshe budalle me flete.

Ndermjetuesuesit, aleatet por edhe te tjeret, sa here ta kerkoje nevoja, duhet ta degjojne se çka ka bere, çka po ben dhe çka po planifikon te beje Serbia ne Kosove dhe kunder shqiptareve.

Ai qe nuk e ben kete, nuk duhet ta perfaqesoje vendin. Ky edhe ishte mesazhi i zgjedhjeve te fundit.

3. Qe nga vitit 2011, ministra e kryeministra të Kosovës kanë premtuar liberalizimin e shpejte të vizave. Shkuan 10 vjet e liberalizim nuk ka. Kur ishin plotesuar gati te gjitha kushtet, ish-presidenti i fundit, e cyti BE-ne që liberalaizimin e vizave ta perdore si karrem me kusht qe te miratohet ne Kuvend Marreveshja per demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Marreveshja e demshme, tmerresisht e demshme u miratua me çyk te zorit, ndersa BE-ja dhe paria e Kosoves, qytetareve tane ua treguan berrylin.

Tani kane ndryshuar gjerat. Per te mire fatbardhesisht.

Me cilindo diplomat perendimor qe te flasesh, ata, te tandemi Osmani-Kurti, shohin shtetare te vendosur, te paperlyer e te pashantazhueshem.

Kjo udheheqje e Kosoves kuoten me te larte e ka aty ku ne kemi nevoje me se shumti: ne Washington. Me te larte se asnje shtetar tjeter i Kosoves deri sot.

Kjo eshte e verteta, por kjo nuk mjafton: zhagitja e emerimit te ambasadorit te Kosoves ne Washington dhe jo vetem nuk mund te arsyetohet me asgje.

Sepse çdo dite e vonuar eshte nje vit i humbur.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*