
Shkruan:
Xhafer Shatri
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës bëri historinë. Emëroi si kandidate per Kryeminister nje grua te re, Vjosa Osmanin, nje Grua me kurriz, nje grua qe diti t’u beje balle presioneve e shantazhit te Prontomafise, nje Grua qe pati guximin t’i thote vendosmërisht ‘Jo!’ varremihesit te Kosoves, Hashim Thaçit dhe mafise që ai udheheqe, e permes se ciles e ka kapur shtetin per fyti dhe po e ngulfate qe 20 vjet…
Urime Vjose!
Urime Kosove!
Uroj që të mos na zhgenjeni;
Uroj te jeni e vetedijshme se sa shpresat i ka ushqyer sot emerimi juaj si kandidate per kryeminister te te gjithe, paperjashtim, burra e gra, vajza e djem;
Uroj t’i perballoni veshtiresite e panumerta per ta nxjerre Kosoven nga humnera ku e kane hedhur me vetedije Hashim Thaçi me shume te tjere, perfshire ketu edhe funksionare te LDK-se;
Uroj t’i beni balle presionit te Serbise qe po e shkermoq Kosoven per çdo dite, fale argateve te saj shqipfoles;
Uroj te mos i zhgenjeni gjeneratat e reja dhe t’ua mesoni domosdone e kthimit me fytyre kah vetevetja dhe kah vendi i tyre, i cili ka nevoje per ta aty e kudo, ne çdo cep Kosove, per ta pastruar, per ta mekuar, per ta çuar ne kembe, per t’ia lare fytyren dhe per ta bere Zonje nder shtete e ne Kontinentin tone te vjeter;
Uroj te gjeni force per ta pastruar administraten e shtetit nga kapesit e tij, nga elementet karcinome, qe po ia pine gjakun per çdo dite atdheut tone te perbashket;
Uroj qe ta pastroni sistemin e drejtesise nga kuadrot e Prontomafise qe po na e shkelin dinjitetin me kepucet e tyre te pista, qe po na e marrin fytyren per çdo dite;
Uroj qe t’i ktheni spitalet ne vende ku njeriu me halle gjen sherim e shpetim e jo vend ku poshtrohet hallexhiu e ku blihet shpirti me pare;
Uroj t’ia ktheni dinjitetin Ministrive e sidomos Ministrise se Puneve te Jashmte qe matrapazet e ndryshem e kane kthyer ne qerdhe turpërimi të të gjithë neve dhe te pazareve ne kurriz te Kosoves.
Uroj t’i ktheni shkollat e Universitetet ne qerdhe te mesimit e jo ne vende ku blehet diploma me te holla;
Uroj te punoni per ndertimin e nje sistemi te qendrueshem vlerash ku hajduti, vrasesi e rrenuesi i shtetit nuk quhen atdhetare por me emrin e tyre te vertete; ku njeriu hyn ne pune ne saje te aftesive qe ka e jo ne saj te mbeshtetjes korruptive, ku ta duash shtetin eshte vlere, ndersa ta demtosh eshte veprim i denueshem…;
Uroj qe te perpiloni me eksperte eminent nje Program rindertues e shtetshpetues, me ministra te dijshem e atdhetare, te pablejshem e te pathyeshem;
Uroj te mos lidhni koalicion mbi baza pazaresh me tuxhare te ndryshem, por vetem mbi baza te nje programi ekonomik, social, politik e diplomatik shpetimtar per vendin;
Uroj t’ia ktheni dinjitetin e neperkembur Kuvendit te Republikes duke i propozuar si deputete LDK-se personalitete te paperlyera dhe te paprekshme, njerez me dije, me kurriz e me dinjitet;
Uroj qe ta forconi shtetin sekular ne Kosove dhe ta forconi bindjen te çdo qytetar se ne i takojme sot e pergjithmone civilizimit perendimor;
…
Mos harroni, nuk jeni vetem!
Me ju eshte krejt Kosova!
Me ju sot e tutje, jam krejt i sigurt, eshte edhe Ora e Shqiptareve!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment