NJËRI NGA ATA QË NUK VDESIN KURRË

Sot 36 vjet, Nuhi Berisha, Hero i Kosovës, ndodhej te një miku i tij në Zvicër.

Atë ditë, në atë familje erdhi në jetë një djalë, që prindërit e pagëzuan Drin.

Kur e sollën foshnjën nga spitali në shtëpi, prindërit gjetën në djep këtë poezi, Relikt i Shenjtë i familjes.

Përanash fletës, ku ishte shtypur me makinë poezia, ndodhej edhe ky rresht i shkruar me dorën e tij.

Sa herë e kujtoj, e kjo ndodhë shpesh, më dridhen leçet e këmbëve.

Dhe nuk besoj kurrë se Shpirtin e Tij e tretë Dheu i Kosovës.

Shpirti i Madh i Nuhi Berishës, jam krejt i sigurt, jeton në hovin rinor të atyre qe nuk po lejojnë të nëpërkëmbet Idealizmi i Pavdekshëm i Kosovës, Territori dhe Dinjiteti i saj;

Në moralin e gjithsecilit e gjithesecilës që nuk pranojnë ta hanë bukën me turp.

Sa herë e kujtoj Nuhi Berishen, e kujtoj domosdoshëm, me dhimbjen që nuk ka fjalë që e përshkruan, edhe Shoqen e tij të Përjetshme, Shukrije Gashin.

Ata të dy, njëri në Varr e tjetra në Jetë, janë Monumenti më i dukshëm i të gjitha Endërrave e i të gjitha Dhimbjeve të Kosovës.

Emri i Tij e Kujtimi për Të, do të jetojnë sa të jetojë Kosova.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code