Nuk u kam braktisur as juve as logun e debatit, por isha ne “pushim“

Shkruan:
Xhafer Shatri

Te dashur miq,

ka kohe qe e kam braktisur fejsbukun, jo per tjeter, por sepse isha ne Kosove, ku ndejta nja tre muaj dite. E kur jam ne Kosove, fejsbukun e le pas deres… T’ju them se kam pushuar ju rrej. Perkundrazi isha kon lodhe e kepute. Qe besa!

Ka tri jave qe kam ardhe ne Gjeneve dhe per here te pare, pas 38 vitesh qe jetoj ne kete sheher simpatik, jam kenaq me aromen e vjeshtes.

Viteve te tjera, sidomos ne vjeshte, shpeshhere me vershonte nje malle Kosove qe m’i digjte edhe eshtnat. Ne ato çaste arratisjen dhe mergimin i perjetoja si mallkim dhe frymemarrja me dukej si mos me pase mushkni…

***

Po i kthehem Kosoves.

Kesaj radhe e pashe nje Kosove krejt tjeter: njerez me maska, rruge bosh dhe sheshe pa rini. Ndonje veture e rralle me regjistrim te huaj. Shenje se mergimtaret keso vere u detyruan te rrine larg Kosoves. Ishte e trishtueshme. Nuk kishte dasma, as vetura te stolisura nusesh (kerri modern i nuses…), as zhurmë borishe per t’ua leshuar rrugen ose per te shprehur harene e dasmes… Me pare keto pamje me bezdisnin seriozisht, sepse ne to kishte mungese kulture, mungese tradite te mire dhe kishte kiç, snobizem e primitivizem me bollek…

Mungesa e mergimtareve ishte aq e dukshme sa qe te bente ta kuptosh se, realisht, gjysma e banoreve te Kosoves, jetojne jashte. Edhe pluhuri i rrugeve, edhe drunjte, edhe zogjte, kisha pershtypjen, se po e ndiejne mungesen e atyre qe me trup jane jashte e me mendje ne Kosove. Vetem ai qe e ka perveluar malli per vendlindjen mund ta deshifroje kete mesazh te shtepive, te rrugeve dhe te shesheve te braktisura.

***

Krejt vera me ka shkuar me mjeshter. A e dini pse? Sepse kaçaku dhe bariu behen shpi te fundit. Ne pleqni, atehere kur eshte teper vone. Por edhe kete gajle e hoça. Tani e tutje kur te shkoj ne Kosove, nuk do ta humb kohen e çmuar me mjeshter… Por do t’i lexoj librat qe me presin per t’i lexuar, do t’i vizitoj vendet qe nuk i kam pare dhe do t’i takoj njerezit qe nuk i kam takuar. Do t’i shkel me kembe te gjitha bjeshket e Kosoves dhe do te pi uje ne krojet e tyre

***

Keso vere kam ndejte me Nanen, me shume se asnjehere tjeter prej qe jam kthy prej burgut dhe arratimit. Nuk kemi fole shume. Rrinim bashke ne heshtje, ne heshtje qe flet me shume se nje mal me fjale. Me kishte pase mungu ajo heshtje. Krejt qenia e saj rrezatonte Miresi e Kenaqesi. Duke ndejtur me Nanen, m’u kujtua letra e Markezit, me te cilen i porosiste miqte dhe lexuesit e tij qe te marrin kohe me ua shpreh njerezve te shtrenjte ate qe ndiejme per ta, ta pime nje çaj bashke, ta bejme nje ndeje shlirshem e per pike te qefit dhe t’ua bejme me dije se sa te rendesishem jane per ne…

***

Nga miqt e vjeter takova Arbanin. Arban Hoxhen. Ishte nje takim nen hijen e nje vdekjeje te rende. Vdekjen e motres se tij, Beses, njera prej vajzave me te mira te Kosoves. E kam njohur ne nje kohe me furtune, para 38 vitesh, kur Arbani dhe Ajo me strehuan dhe me ndihmuan qe nga oret e para te ikjes nga burgu. As naten e vorrit nuk do ta harroj ndihmen, bujarine dhe perkushtimin e tyre.

Shume fjale na mbeten ne fyt. 

E takova edhe Xhafer Lecin, veprimtarin e palodhshëm dhe publicistin penemprehte. Shpalosem shumë ngjarje e rrjedha të Lëvizjes se re Kombëtare të Kosovës. Ishte kënaqësi me bisedu’ me të. Takimi me Xhaferin ma forcoi edhe me teper bindjen se ai i takon pergjithmone plejades se paperseritshme te idealisteve te Kosoves.

Takova edhe Pjeter Colin, mikun tim te vjeter dhe veprimtarin qe udhehoqi me shume sukses Keshillin e Fondit te 3% per Gjermani. Nuk ishim pare 20 vjet! Duke menduar per kete takim erdha te konstatimi se Liria na ka tjetersuar, na ka çaprapike e bere pike e pese! Sidoqofte, Pjetri eshte nje bashkebisedues i kendshem dhe nuk na u desh shume kohe per t’i krehur penjte e miqesise dhe per t’i lidhur dy epoka pa asnje siklet.

I takova edhe disa miq te vjeter te djalerise, me te cilet notuam bashkë nëpër detin e kujtimeve të hershme dhe kah fundi, detyrimisht bisedat perfundonin ne keneten e politikes shqiptare. Shume prej tyre, ani se i kane plluguar vitet, kane mbetur ata qe ishin dikur: idealiste te thekur qe nuk i lene gjerat per neser.

Me shtate vellezerit Geci nga Llausha nuk isha takuar asnjehere. Njerin prej tyre e kam takuar ne Gjeneve para 4-5 vitesh ne nje takim te shkurt rasti, nderkaq keso vere pata nderin dhe kenaqesine ta takoj shefin e shtatmadhorise se tyre, Halilin. E kemi bere nje ndeje vertete shqip. Kemi biseduar gjate dhe i kam mesuar prej tij disa detaje fort interesante te perditshmerise politike te Kosoves.

Jane nga ato detajet te cilat neve ne mergim na mungojne shume per ta perthekuar krejt mozaikun e shkrumnajes ku e kane katandisur Kosoven tandemi shtetrrenues Hashim Thaçi & Isa Mustafa. 

E takova Dr Daut Goranin, njerin prej kursisteve te pare që, para nje çerek shekulli,  ndoqen ne Gjeneve nje kurs intensiv diplomacie. Ishte ky hapi i par institucional per te formuar berthamen e Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves. Nuk kishte ndryshuar shume. Por hetohej te ai nje zhgenjim i heshtur pse Kosova akoma nuk u be shteti i enderrave tona.

Kete zhgenjim e kam pare gjithandej ne Kosove dhe ne mergim, sidomos te ata qe e duan Kosoven pa hile.

Me Fatmir Lamen biseduam per serine e dokumentareve te tij “Rrefime per Kosoven“, ku trajtohen udhekryqet tona me te medha. Veç talentit Fatmirin e shquan nje perzemersi e veçante qe e gjejme vetem te artistet.

Nje takim rasti por krejt te veçante pata me Mustafa Malokun, avokat nga Peja. Ai dikur ishte gjykates në Gjykaten e Qarkut ne Peje. Dhe me pati denuar me 8 muaj burg, ne vitin e kahershem 1970! Asokohe ai ishte ne fillim te rrugetimit te tij profesional dhe me pati lene fort pershtypje sjellja e tij ndaj nesh, kater te akuzuarve “per propagande armiqesore“. Asokohe ai sillej me ne gati sikur te ishte pjese e grupit tone. E pabesueshme! Ishte nje kohe e zgjimit kolektiv te shqiptareve dhe sjellja me shume se korrekte e kryetarit te Trupit gjykues ndaj nesh ishte pasqyrimi me i mire i atij zgjimi rilindas…

Nga miqte e fejsbukut takova Fadil Kajtazin. Ishte nje bisedim i shlire per çeshtje teper delikate. Fadili ka nje qasje atipike per shume njerez, per ngjarje e per rrjedha ne Kosovë. Dyshimet e tij, qe me duken si thika pa mellungje, une i marr edhe si pasqyrim i  profesionit delikat te tij. Fadili dyshimet, edhe ato me te tmershmet, i shpreh pa asnje kompleks e pa inat dhe, shpeshhere, me nje buzeqeshje hapekrah.

***

Nje bisede fort interesante pata me Sadri Ramabajen, te cilin e vizitova pas daljes nga burgu. Ishte nje takim krejt i veçante. Duke biseduar me te u binda edhe me shume se procesi kunder tij dhe te tjereve te organizates se shpfur “Syri i popullit“ eshte nje proces i shemtuar politik i sajuar fund e krye nen regjine personale te Hashim Thaçit. Per kete çeshtje une kam shkruar dhe publikuar nje analize te gjate te titulluar “Ne kthetrat e Prontomafise”… me te cilen e kam rritur dukshem numrin e kundershtareve dhe urrejtesve te mi. Por, te merremi vesh, pa i hy ne hak asnje shpirtbardhi! Thjeshte e ndieja si detyrim qytetar.

Ky shkrim me ka perballur me indiferencen e pabesueshme te disa gazetareve e publicisteve te njohur, me hipokrizine e ndonjerit prej tyre…, pa folur per mendesine kolektive te moskokçarjes edhe per probleme teper serioze qe jo vetem prekun po edhe shkallmojne themelet e shtetit dhe te demokracise. Duke menduar per kete mendesi, vonesat historike te shqiptareve nuk i marr me zemer, si dikur, por me kembe ne toke.

Sidoqofte jam krejt i sigurt se dosja skandaloze e njohur ne opinion si “Syri i popullit“, ne muajt qe vijne do ta trondise e shkunde krejt Kosoven, kur do te shihet e do te dihet nga te gjithe se, veç te zezave te tjera, Hashim Thaçi me enveristet e tij dhe bashke me titistet e Isa Mustafes nuk kane lene gje te zeze pa i bere Kosoves.

Sidomos sistemit te saj te drejtesise…

***

Kesaj radhe e takova edhe Agron Bajramin, kryeredaktorin e “Kohes Ditore“ dhe moderatorin e Deskut ne KTV. Ishte takim interesant. Agroni eshte gazetar profesionist ne kuptimin perendimor te kesaj fjale. Disa dite me vone Agroni me intervistoi ne kuader te Deskut. I trajtuam tri tema; tjetersimin e Fondit te 3%, Gjykaten speciale dhe dosjen e sajuar “Syri i popullit“.

Pas intervistes mora shume mesazhe mbeshtetjeje e aprovimi, me shume se asnjehere tjeter. Por ajo qe me befasoi shume ishte shqetesimi serioz i plot miqve te mi se mund te me ndodhe ndonje e keqe per shkak te atyre qe kisha thene ne intervisten te Desku.

Me origjinalja ishte nje shoqe e kahershme, nder gazetaret me te mira te Kosoves, e cila me pati ftuar te pime kafe, por kur e ka pare intervisten me shkroi: E pashe intervisten deri ne fund dhe me shume interes. Por kafen po e leme kesaj radhe, veç, amani te kofte, rri ne shtepi do dite dhe mos del… ose me se miri shko menjehere ne Zvicer…

Keto mesazhe te miqve te mi flasin shume…, flasin per psikozen qe ka krijuar Hashim Thaçi me shoke, duke u perpjekur ta mbulojne te verteten e hidhur me kercenime, me dajak e me plumba.

Sa shume e kane poshtruar dhe sa keq e kane katandisur Kosoven cubat dhe zaptuesit e saj! Duke menduar ne keta kelbaç te neveritshem veprova krejt ndryshe nga porosite e miqve te mi: e shtyva “pushimin” ne Kosove edhe per dy jave, ani se ne Gjeneve kisha detyrime serioze profesionale.

Detyrimi moral ndaj vuajtjeve te papershkrueshme te prinderve te mi dhe sidomos ndaj shokeve me te cilet jemi betuar ne Flamur e qe kane rene ne altarin e Lirise, e kam vendosur me kohe qe ne çdo rast me ua dhene hakun cubave dhe, mbi te gjitha, mos me u frigu prej tyre. Mos me u perzi dhe mos me u felliqe me ta. Kuuuuurre dhe ne asnje rrethane!

***

Dhe per fund, te dashur miq, edhe nje sqarim te domosdoshem: gjate kesaj periudhe kisha marr disa qindra kerkesa-ftesa per shoqerim ne “autobanin“ e gjate te Fejsbukut. Moskthimi i pergjigjes ka nje shkak te vetem, sepse, siç e thash me siper, kur jam ne Kosove, deres se rrjeteve sociale ia ve ngujoren. Per mungese kohe dhe sidomos per shkak te detyrimeve te shumta ndaj familjes dhe miqve qe jane shume te rendesishem per mua.

Por eshte edhe nje problem tjeter: numri prej 5000 shoqeruesish eshte permbushur dhe, perkunder krehjeve, rralle po mbetet vend. Prandaj i lus shoqeruesit e ardhshem qe te m’i dergojne ftesat ne  fejsbukun e blogut: Xhafer Shatri – blog (https://www.facebook.com/Xhafer-Shatri-BLOG-625357711228553), sepse aty numri i percjellesve eshte i pakufizuar.

Hajde, mireseugjeta dhe shendet e te mira!

Burimi: https://www.facebook.com/xhafer.shatri/posts/375037763621369

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*