
Shkruan:
Xhafer Shatri
Sot, po të ishte gjallë, do t’ia uronim ditëlindjen e gjashtëdhjetenëntë, shokut tonë të përpjekjeve, Rrustem Mahmutajt, që të gjithë, natyrshëm, e kanë njohur dhe e kanë quajtur Rrustem Flamuri.
Sepse për shumë vjet rresht:
– ishte ndër shtyllat e organizimit atdhetar në mërgim;
– ishte prijatari i të gjitha demonstratave që u mbajtën gjithandej nëpër Evropën Perëndimore e në mbështetje të Kosovës;
– ishte çdoherë i gatshëm në çdo sakrificë për Kosovën;
– ishte njeri që e donte me zemër Kosovën dhe Lirinë që po vinte falë njerëzve si ai;
– ishte njeri që kurrë nuk ua kthente shpinën shokëve të vet;
– ishte Burrë i Fjalës e i Besës;
– ishte Shok e ishte Vëlla për çdonjërin prej nesh;
Për këto merita, me të drejtë Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, më 21 tetor 2020, e dekoroi Rrustem Mahmutajn me Urdhërin: Hero i Kosovës.
Meritueshëm, sepse heronj të vërtetë janë vetëm njerëzit që në çdo kohë janë në shërbim të Atdheut e të Kombit, që jetojnë e marrin frymë për ta, që u japin çdo gjë që kanë, gjithë energjitë dhe potencialin e vet, pa kërkuar kurrë dhe çakadoqoftë për vetën e tyre.
Heronjtë mund të quhen të tillë vetëm nëse gjithë jetën e tyre madhore sillen dhe jetojnë heroikisht!
I tillë ishte Shoku e Vëllau ynë, Rrustem Flamuri!
Lavdi e përjetshme kujtimit dhe përpjekjeve të tij!

Shkrimi: Elegji per Rrustem FLAMURIN
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment