Shaip Bilalli

10 janar 1945 – 20 mars 2016

Me rastin e tre vjetorit te vdekjes se mikut tim te vjeter,
Shaip Bilallit, po publikoj ne vijim fjalen e rastit ligjeruar në mbremjen
komemorative, qe u mbajt në Vevey, më 30 prill 2016

 

Te dashur miq,

 Me takoi mua qe per njeriun qe na ka bashkuar sot e ketu t’i them disa fjale, pra nje fjale zie per mikun tone te perbashket Shaip Bilallin.

Fjala ime ne dukje te pare eshte atipike, sepse me teper eshte nje ese per lirine, apo per ata qe aspirata per lirine i çon udheve me therra e shtigjeve te pahapura, i çon atje dhe andej prej nga, shpesh, nuk kthehen kurre.

Jeta e gjenerates se Shaip Bilallit mund te permblidhet ne tri faza;

ne ate te erresires, te zgjimit e te kryengritjes dhe te shpreses e te zhgenjimit bashke.

Ne femijenine e tij, ne vitet pesedhjete, Shaip Bilalli eshte rritur me tregime te frikshme per perpjekje te deshtuara te shqiptareve dhe terrorin e eger te ushtruar per çdo dite kunder tyre me rezultat konkret: debime masive per ne Turqi.

 Pastaj, ne vitet gjashtedhjete, rihapja e kontrolluar e shkollave dhe mjerimi ekonomik. Keto jane vitet e lulebores, vitet e rrezeve te para te zgjimit kolektiv, por edhe te hapjes se rrugeve te gyrbetit.

 Mu ne keto vite Shaip Bilalli perballet me kerkesat dhe efektet  e zgjimit politik te shqiptareve ne Jugosllavine e atehershme por edhe me burgun si realitet i pashmangeshem i çdo rrugetimi drejt lirise… Ishte kjo beteja per shperfaqjen e identitetit, e njohur si beteja per Flamur…

 Vitet shtatdhjete jane vitet e konsolidimit te nje levizjeje te gjere politike qe metonte te futet ne institucione, por edhe te pergatitet per fazen vendimtare te perballjes me pushtuesit.

 Vitet tetedhjete ishin vitet e shperthimit te revoltes shqiptare, e cila shkaktoi te çarat e para e te pariparueshme te federates jugosllave.

Dallget e ketij shperthimi e nxoren Shaip Bilallin ne mergim, kur ai u kyç aktivisht ne Levizjen ilegale, te ciles i dha njohurite intelektuale qe kishte, gjithe energjine dhe perkushtimin absolut.

Keto perpjekje sollen rethana te papritura aq shpejt, shpartallimin e Jugosllavise, masivizimin e paimagjinueshem te Levizjes shqiptare, por edhe copezimin e saj neper parti politike.

Shaip Bilalli, gjate gjithe viteve nentedhjete, ishte njeriu kryesor ne mergim i partive me te medha shqiptare ne Maqedoni, Partia per prosperitet demokratik dhe partia demokratike shqiptare, kjo e themeluar nga Arben Xhaferi, njeri prej prijesve me te shquar te Levizjes Kombetare Shqiptare.

Ne fundvitet nentedhjete dhe ne fillim te shekullit te ri, njezet e nje, ne territoret shqiptare te pushtuara shperthyen tri lufta, ne Kosove, ne Kosoven Lindore dhe ne viset shqiptare ne Maqedoni. Rezultatet e tyre i dime, mund te jemi te kenaqur apo mund te jemi te zhgenjyer, por siç e thoshte Shaip Bilalli shpesh, per keto ngjarje duhet t’ua leme te flasin historianet, kur pjesemarresit ne to nuk do te jene gjalle, dhe nga arkivat do te nxjerren dokumente autentike nga te cilat do te dale ne pah jo vetem roli, por edhe fytyra e vertete e çdo aktivisti te spikatur.

Levizja politike ne nje menyre eshte si dallget e detit, ajo protoganistet e saj i qet e i perplas gjithandej, por une do te ndalem ne nje aspekt krejt tjeter larg fatit te tyre politik, do te ndalem te karakteri dhe virtytet njerezore qe veçonin Shaip Bilallin, kryepersonazhin e ketyre rreshtave.

Levizja ilegale e Kosoves dhe e viseve te saj ne ish-Jugosllavi, ishte nen nje trysni te jashtezakonshme qe luftohej nga shume shtete teper te fuqishme. Pasoja e kesaj trysnie ishin perçarjet e pashmangeshme dhe lufta brenda llojit…

Ne keto raste Shaip Bilalli eshte treguar vazhdimisht burre i matur dhe kurre nuk u ka fryer perçarjeve. Pavaresisht dallimeve, ai me sensin e historianit te çdo grupim politik shqiptar shihte lumenjte qe derdheshin ne te njejtin det…

Shaip Bilalli ishte kunder protagonzmit, nuk e kam pare asnjehere te shtyhet me berryla per te zene safin e pare.

Kur kane qene në pyetje rreziqet, e ato per çdo pjesetar te nje levizjeje ilegale ishin te shpeshta dhe ta pashmangeshme, para tyre Shaip Bilali nuk eshte zmbrapsur asnjehere.

Me nje rast, siç ma ka thene miku yne i shtrenjte e i perbashket, i ndjeri Hasan Kadriu, Shaipi dhe ai duhej te shkonin me çdo kusht ne takim me nje person qe merrej me tregti armesh. Takimi del shume me i komplikuar se qe ishte parapare e me rreziqe konkrete dhe kur Hasani insiston t’i dal perballe rrezikut, Shaipi e kap per krahu dhe i urdheron te rrije larg pusise duke i thene prerazi : atij do t’i dal vete perballe, sepse çkado qe te ndodhe, une le femije mbrapa e ti jo…

Praktika e luftes dhe e pasluftes e tregoi se levizja shqiptare ka pasur pak burra qe kane ruajtur me shume shoket e idealit se vetveten.

Ne vitet kur pritej qe Shaip Bilalli t’i shijonte sadopak frytet e perpjekjeve te veta dhe te bashkeveprimtareve te tij, ai u sulmua keqas nga nje semundje e pabese, te ciles i rrezistoi me shume dinjitet.

Gjate gjithe e ketyre viteve te tmershme nuk e kam degjuar asnjehere te vetme te ofshaje apo te ankohet. Asnjehere!

Edhe kur semundja e pati lodhe e derrmu, ai perbinte çdo lajm e te dhene per gjendjen e shqiptareve. Ishte teper i revoltuar me sterkeqjen skandaloze te levizjes shqiptare ne Maqedoni, me mosfunksionimin e shtetit ne Kosove dhe e shqetesonte veçanerisht shume pastrimi i heshtur etnik i Kosoves Lindore.

Edhe ne perballjen vendimtare me vdekjen ne syte e Shaip Bilallit vazhdonte te vezulloje shkelqimi djaloshar i kryengritesit te paepur qe i thoshte vdekjes:

Po me merr, por nuk po me nenshtron!

Prandaj do te jetoje sa te jemi gjalle kujtimi per mikun tone te shtrenjte, Shaip Bilallin dhe kete fjale zie per te po e permbyll me vargjet e njerit prej poeteve me te medhenje qe ka pasur bota:

 Lamtumirë miku im,
O i dashur, te mbaj mu ne gji
Per vdekjen kurre s duhet te qajme
Se dikund na prêt nje takim i ri!


Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*