Si dështoi njëri prej akteve më të rënda terroriste në Evropë ?

Shkruan:
Xhafer Shatri

Gazeta prestigjioze zvicërane “Le Temps“, ka publikuar sot një analizë të gjatë për dështimin e një sulmi terrorist në Gjenevë.

Sipas gazetës, një zvicëran 24 vjeçar, Daniel D. i konvertuar në fenë islame në vitin 2013, pasi kishte frekuentuar xhaminë arabe ne Grand-Saconnex, gradualisht kishte krijuar një celulë të rrezikshme xhihadistësh dhe, më vonë, vetë i dyti kishte shkuar në Siri për t’u rreshtuar në radhët e ushtarëve të kalifatit të barbarëve.

Prej atje, konkretisht nga vendi i quajtur Amnyat, ku ishte Qendra e kundërspiunazhit dhe përgatitjes së aksioneve në Perëndim nga Kalifati i barbarëve, Daniel D.  kishte organizuar sulmin në depotë e petrolit (naftës, benzinës dhe kerozinit) që ndodhen në periferi të Gjenevës dhe në afërsi të aeroportit të saj. Njëra prej depove të tilla më të mëdha në Zvicër.

Për përgatitjen e këtij akti të tmershëm terrorist, shërbimi sekret zvicëran ishte informuar nga shërbimi sekret amerikan. Ky i fundit, pas shkatërrimit të një baze xhihadistësh në Siri, kishte gjetur aty një disk të fortë kompjuteri dhe aty të dhënat konkrete edhe për përgatitjen e sulmit në Deponë e petrolit në Gjenevë.

Me të marrë lajmin, Shërbimi sekret zvicëran, ndërmerr masa të gjëra për mbrojtjen e Depove dhe zbulimin e rrjetit të xhihadistëve.

Sipas informatave të CIA-s, sulmi ishte paraparë të kryhej në fund të majit ose në fillim të qërshorit të vitit 2019.

Gjatë hetimeve për sulmin në përgatitje, policia zvicërane arrestoi edhe dy shqiptarë, të dyshuar si pjesëmarrës të mundshëm në sulmin terrorist në përgatitje. Ani se me arrestimin e shqiptarëve “ishte zvogëluar shumë rreziku“, megjithatë për policinë mbetet të zbulojë se kush ishin personat në Gjenevë që do të duhej të merrnin pjesë në sulm.

Nga informatat e CIA-s del se një sulm tjetër i ngjashëm përgatitej të realizohej në Bazel. Cak i sulmit ishin gjithashtu depot dhe tubacionet e naftës në periferi të këtij qyteti që ndodhet në trekufirin: Zvicër-Gjermani-Francë.

Burim: https://www.letemps.ch/suisse/pire-attentat-prevu-suisse-dejoue-geneve

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*