Tungjatjeta

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli

Tungjatjeta

Tungjatjeta, nëna plakë,

Flokëbardha ime moj,

Qeshu, qeshu tinë pakë,

Përsëri të përqafoj…

 

O sa shumë ke ndryshuar,

Flokëbardha ime moj,

Rrudhat ballin kanë shkruar

Pleqëria të pushtoi.

 

Po në ballin tënd të qetë,

Flokëbardha ime moj,

Shoh të shkruara dy jetë:

Një që erdhi, një që shkoi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*