Shkruan:
Xhafer Shatri
(Si sot 8 vjet më parë vdiq motra ime e dytë, Nuria)
Nëse dikush ia dha buzëqeshjen beharit, ajo ishe ti;
Nëse dikush meriton të pushojë te yjet, ajo, domosdo, je ti;
Nëse dikush botën e përtejme do ta zbukurojë me lule e ta stolisë me dhimbje, duhet të jesh vetëm ti;
Nëse dikush, pas ikjes në amshim, la gjithandej aromën e zambakëve, ajo ishe ti dhe askush sa ti;
Nëse dikush në zemrat e familjes la një mal me dhimbje e pikëllim që nuk ka me i tretë kurrë as koha as dheu këtë nuk e ka bërë askush sa ti;
Nëse dikush ka mbjellë kujtime, kudo që i ka shkelë këmba, ishe ti, vetëm ti dhe askush tjetër.
Nëse rêtë e bardha që stolisin qiellin, ato rêtë që sjellin shi e rreze menjëherë pastaj, ato duhet të jenë vetë shpirti yt i madh që nuk vdes asnjëherë!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment